• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Ka kërkesa të reja nga sindikatat, tekstin përfundimtar do ta shqyrtojmë në KSE të martën dhe do ta nënshkruajmë marrëveshjen

Trençevska: Ka kërkesa të reja nga sindikatat, tekstin përfundimtar do ta shqyrtojmë në KSE të martën dhe do ta nënshkruajmë marrëveshjen

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot deklaroi se në mëngjes kanë mbajtur takim me ministrin e Financave dhe Konfederatën e sindikateve dhe se sindikatat ndërkohë kanë parashtruar kërkesa të reja para nënshkrimit të Marrëvehsjes së prëgjithsh,e kolektive. Ajo tha se ato kërkesa do të shqyrtohen në Këshillin e ardhshëm socio-ekonomik që do të mbahet të martën dhe do të nënshkruhet marrëveshja.

"Sot në mëngjes patëm takim me ministrin e Financave dhe Konfederatën e sindikatave të cilat në takimin e kaluar u dakorduan me metodologjinë dhe me atë që ishte dakorduar, por ndërkohë dolën me disa kërkesa të reja. Do t'i shqyrtojmë edhe ato kërkesa dhe presim të martën të kemi Këshill socio-ekonomik ku do ta shqyrtojmë tekstin përfundimtar dhe do ta nënshkruajmë marrëvehsjen e përgjithshme kolektive", theksoi Trençevska.

Shtoi se kërkesat e reja janë në pjesën e organizatave të tyre sindikaliste në pjesën e arsimit dhe në pjesën e shëndetësisë.

"Të martën duhet ta kemi harmonizuar tekstin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, ta shwyrtojmë në Këshillin socio-ekonomik së bashku me partnerët social dhe i njejti të nënshkruhet", theksoi ministrja trençevska. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR