• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tranzicioni energjetik dhe zbatimi i agjendës së gjelbër evropiane prioritet për vendet e Ballkanit Perëndimor

Tranzicioni energjetik dhe zbatimi i agjendës së gjelbër evropiane prioritet për vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA)  -  Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë, sot mori pjesë në seancën e punës "Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për Investimi dhe rritja".

Siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, përmes prizmit të Deklaratës së përbashkët për qëllimet e Partneritetit Rajonal për Klimën ndërmjet liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për partneritetin klimatik rajonal, është diskutuar për ndryshimet klimatike dhe efektet e tij të dëmshme që përfaqësojnë temë të përbashkët për shqetësim për njerëzimin, që duhet  të zgjidhet përmes bashkëpunimit të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar. 

 Në diskutim u përfshinë, ndikimet e ndryshimeve klimatike që seriozisht prekin e përfshijnë Ballkanin Perëndimor, për çfarë u miratuan disa Deklarata të cilat pozitivisht do të kontribuojnë në përballjen me sfidat nga fusha e mjedisit të jetesë, ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit energjetik.

Liderët e vendeve pjesëmarrëse në panelin e dytë të Samitit, siç u theksohet, shkëmbyen qëndrime për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor rreth zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila parashikon zero emetime të lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2050. Në sesion u theksua rëndësia që të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje dhe të financojnë projekte që do të sigurojnë tranzicionin energjetik, si dhe dhe projekte rajonale, që është një tjetër nxitje për anëtarësim më të shpejtë në BE, sepse për projekte të tilla mjetet janë siguruar nga ana e Unionit për vendet anëtare. 

 Maqedonia e Veriut me përkushtim po punon drejt qëllimit të neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 së bashku me BE-në përmes Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut ka treguar vendosmëri për tranzicion energjetik që nga ana tjetër hap një mundësi që vendi të jetë pilot në rajon për institucionet financiare, siç janë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime,  për realizimin e projekteve të reja", theksohet në kumtesë.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë t'i zhvillojë kapacitetet për programimin, planifikimin dhe zbatimin e investimeve të gjelbra, si dhe në ngritjen e vetëdijes për investim në infrastrukturën e gjelbër. 

Në kuadër të diskutimit  liderët u përqendruan  në arritjen e qëllimeve kyçe të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila mbështetet në harmonizimin me qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër, me çfarë konfirmohet detyrimi i Ballkanit Perëndimor që të promovojë menaxhim efektiv.  me çfarë do të mundësojë një mjedis pozitiv edhe për qytetarët edhe për investitorët potencialë. Kjo padyshim do ta katalizojë arritjen e qëllimeve kolektive të qëndrueshmërisë së mjedisit të jetesës, integrimit evropian dhe sundimit të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 Në panel u shkëmbyen qëndrime rreth agjendës klimatike globale në një kohë të pasigurive gjeopolitike, për çfarë me rëndësi të madhe për Ballkani Perëndimor është me ndihmën e BE-së,  në mënyrë përkatëse të përgjigjet në presionet energjetike dhe socio-ekonomike, por në në të njëjtën kohë vendet e rajonit, të jenë të përgjegjshme në përballjen  me ndryshimet klimatike.

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR