• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi pretendon se SHBA-ja nga tarifat fiton dy miliardë dollarë në ditë

Trampi pretendon se SHBA-ja nga tarifat fiton dy miliardë dollarë në ditë

Uashington, 9 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat. 

Trampi këtë e deklaroi gjatë një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë pa dhënë detaje. 

 Presidenti amerikan vendosi një sërë tarifash për vendet e tjera që nga marrja e detyrës në janar. 

Raporti ditor i Ministrisë së Financave për depozita dhe tërheqja nga llogaria e tij e përgjithshme, llogaria kryesore operative e qeverisë federale, tregon se depozitat "Dogana dhe akciza të caktuara" këtë muaj deri më tani kanë qenë mesatarisht rreth 200 milionë dollarë në ditë.

Për gjithë muajin shkurt, Ministria e Financave fitoi rreth 7.25 miliardë dollarë nga tarifat. Të enjten do të publikohet raporti mujor i buxhetit për muajin mars, i cili do të përmbajë shifrat më të fundit mujore. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR