Trampi: Nga 1 gushti vendosen tarifa prej 25 për qind për Japoninë dhe Koren e Jugut
- Presidenti amerikan Donald Trampi, njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, do të vendosen tarifa prej 25 për qind për mallrat nga Japonia dhe Koreja e Jugut, raportoi sot Blumbergu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:06, 7 korrik, 2025
Uashington, 7 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi, njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, do të vendosen tarifa prej 25 për qind për mallrat nga Japonia dhe Koreja e Jugut, raportoi sot Blumbergu.
Tarifat për Japoninë dhe Korenë e Jugut, të publikuara në platformën TruthSocial, janë kryesisht në përputhje me atë që ai e paralajmëroi më parë për vendosjen e tarifave për të dy vendet.
Pas një vonese 90-ditore për të ashtuquajturat tarifa reciproke, të cilat fillimisht goditën Japoninë me 24 për qind, ndërsa Korenë e Jugut me 25 për qind, Trampi i uli këto tarifa në 10 për qind për të mundësuar kohë për negociata.
Në letrat e tij, Trampi i paralajmëroi vendet të mos kundërpërgjijen, duke thënë se SHBA do të përgjigjeshin me tarifa të reja.
"Nëse për ndonjë arsye vendosni të rrisni tarifat, atëherë shuma me të cilën i rrisni ato do t'i shtohet 25 përqindëshit që i paguajmë", tha Trampi.
Foto: Arkivi i MIA-s