Trampi konfirmon se është kryer sulm ndaj Venezuelës
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se forcat amerikane kanë shkatërruar një port në Venezuelë, e cila përdorej nga anijet e dyshuara për pjesmarrje në trafikun e drogës.
- Post By Ramize Qamili
- 14:44, 30 dhjetor, 2025
Uashington, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se forcat amerikane kanë shkatërruar një port në Venezuelë, e cila përdorej nga anijet e dyshuara për pjesmarrje në trafikun e drogës.
Sulmi ndaj portit sipas të gjitha gjasave është i pari tokësor ndaj venezuelës nga fillimi i fushatës ushtarake amerikane kundër trafikimit të drogës në Amerikën Jugore.
"Kishte një shpërthim të madh në portin ku anijet janë të ngarkuara me drogë. Domethënë, i goditëm të gjitha anijet dhe tani po godasim zonën dhe ajo është zhdukur", deklaroi mbrëmë Trampi nga residenca e tij Mar-a-Lago, ku kishte nikoçir kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahun.
Ai nuk e zbuloi vendndodhjen e sulmit, ndërsa dhe nuk specifikoi nëse operacioni u krye nga armata apo CIA.
Sipas Si-en-en dhe Njujork tajms, duke cituar burime anonime, sulmi u krye nga një dron që synonte një port të izoluar të përdorur nga karteli venezuelian i drogës Tren de Aragva për të ruajtur drogë dhe për të ngarkuar anije për eksport. Gjatë sulmit nuk ishte skush në vendngjarje.
Forcat amerikane deri më tani kanë kryer rreth 30 sulme ndaj anijeve të dyshuara të kontrabandistëve, pas çka duke vrarë gjithsej 107 persona në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.
Uashingtoni me muaj të tërë ka ushtruar presion të fortë mbi Karakasin, duke u përpjekur ta detyrojë presidentin, Nikollas Maduro, të cilin e akuzon për drejtimin e një rrjeti të gjerë trafikimi droge, të largohet nga funksioni. Qeveria e Venezuelës dhe Maduro mohojnë kategorikisht çdo përfshirje kriminale dhe akuzojnë SHBA-në se po përpiqen të përmbysin regjimin në pushtet dhe të marrin nën kontroll fushat e naftës të Venezuelës.
Trampi me javë të tëra ka kërcënuar me sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Amerikën jugore, por sulme të tilla nuk janë konfirmuar. rq/
Foto: EPA