Trampi më 19 shkurt e planifikon takimin e parë të Këshillit të Paqes, do të mblidhen mjete për rikonstruimin e Gazës
- – Presidenti amerikan Donald Tramp do ta thirr takimin inaugurues të Këshillit të ri të Paqes në Uashington më vonë këtë muaj, me fokus kryesor në grumbullimin e mjeteve për rikonstruimin e Gazës.
- Post By Fitore Curri
- 11:09, 8 shkurt, 2026
Uashington, 8 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp do ta thirr takimin inaugurues të Këshillit të ri të Paqes në Uashington më vonë këtë muaj, me fokus kryesor në grumbullimin e mjeteve për rikonstruimin e Gazës.
Mediat amerikane raportojnë se në takimin, i planifikuar për 19 shkurt, do të marrin pjesë shumë liderë botërorë që pranuan ftesën e Trampit për t'u bashkuar në Këshill, si dhe anëtarë të komitetit ekzekutiv që do të mbikëqyrë menaxhimin, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.
Detajet e takimit, përfshirë numrin e liderëve që pritet të marrin pjesë, janë aktualisht të panjohura pasi diskutimet janë duke vazhduar, por përfaqësuesit amerikanë presin një pjesëmarrje të madhe, shtuan mediat amerikane.
Tubimi do të mbahet në Institutin Amerikan të Paqes, i cili për momentin është në kontekst juridik rreth marrjes së kontrollit mbi objekt nga ana e administratës së Trampit dhe zëvendësimit të një pjese të madhe të personelit të tij.
Fillimisht i menduar si mjet për zgjidhjen e konfliktit aktual ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë, Këshilli i Paqes i Trampit u rrit në nismë më të gjerë për përballjen me krizat globale.
Ky hap i sinjalizon përpjekjet e administratës së Trampit që t’i anashkalojë kornizat tradicionale ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara, duke bërë përpjekje që ta riformësojë rendin pas Luftës së Dytë Botërore, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Kjo ambicie shkaktoi shqetësim te shumë aleatë të SHBA-së, veçanërisht në Evropë, të cilët e shohin si konkurrent potencial të Këshillit të Sigurisë së KB-së. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s