Katër të vdekur nga një seri ortekësh në veri të Italisë
- – Katër persona humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar sot në serinë e ortekëve në veri të Italisë.
- Post By Fitore Curri
- 11:28, 8 shkurt, 2026
Milano, 8 shkurt 2026 (MIA) – Katër persona humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar sot në serinë e ortekëve në veri të Italisë.
Në rajonin e Alpeve Valtelina, një ortek goditi tre skiatorë, me çka humbën jetën dy prej tyre.
Shërbimi malor italian për shpëtim në Trentino regjistroi dy ortekë në të cilët humbën jetën nga një person.
Në këtë rajon është në fuqi alarm i nivelit të tretë.
Kishte incident edhe në luginën Aosta në kufirin me Zvicrën dhe Francën, ku një ortek mori dy persona nga një grup me pesë skiatorë, por falë pajisjeve, ata arritën të çliroheshin nga bora.
Të gjitha incidentet ndodhën në ditën që ishte vlerësuar si ditë me rrezik të lartë të ortekëve, ndërsa në fuqi ishte paralajmërim i nivelit të tretë nga gjithsej pesë të shkallës evropiane për rrezik nga ortekët. fc/
Foto: Shërbimi Kombëtar për Shpëtim