• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp theksoi se pati një “bisedë shumë të mirë” me liderët evropianë

Tramp theksoi se pati një “bisedë shumë të mirë” me liderët evropianë

Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se pati një "bisedë shumë të mirë" me liderët evropianë, përfshirë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, ndërsa përgatitet për samitin e së premtes me liderin rus Vladimir Putin.

"Patëm një bisedë shumë të mirë... Do ta vlerësoja (bisedën) me 10. E dini - shumë, shumë miqësore", u tha ai gazetarëve gjatë një ngjarjeje në Qendrën Kenedi në Uashington.

Trampi shtoi se dëshiron të zhvillojë një takim të dytë “të shpejtë” me Putinin dhe Zelenskin pas samitit në Alaska. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR