Tramp përsëri e sjell në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s
- Presidenti amerikan Donald Tramp përsëri ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s, duke theksuar se SHBA-ja nuk duhet të ndihmojnë vendet, të cilat, sipas tij, nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
- Post By Fami Bajrami
- 07:37, 7 mars, 2025

Uashington, 7 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp përsëri ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s, duke theksuar se SHBA-ja nuk duhet të ndihmojnë vendet, të cilat, sipas tij, nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
"Nëse nuk paguajnë, nuk do t'i mbroj", deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se vendet anëtare të NATO-s "duhet të paguajnë më shumë".
"Problemi im më i madh me NATO-n është se nëse SHBA-ja ka problem dhe i bëjë thirrje Francës ose ndonjë vendi tjetër, që nuk do t'i përmend, dhe u themi 'kemi problem', a mendoni se ata do të vijnë të na ndihmojnë, ashtu siç duhet? Nuk jam i sigurt", tha Tramp.
SHBA-ja, e cila shpenzoi gjithsej 3,3 për qind nga bruto prodhimi i saj të brendshëm (PBB) për mbrojtje në vitin 2024, tashmë disa vite ka kritikuar dobësinë e shpenzimeve ushtarake evropiane. Tramp në janar tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të shpenzojnë pesë për qind të BPV-së së tyre për mbrojtje. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s