Të shtëna në një pijetore në Toronto, 12 persona të plagosur
- – Dymbëdhjetë persona janë plagosur në një incident me të shtëna në një pijetore në Toronto, njoftoi policia.
- Post By Fitore Curri
- 10:19, 8 mars, 2025

Toronto, 8 mars 2025 (MIA) – Dymbëdhjetë persona janë plagosur në një incident me të shtëna në një pijetore në Toronto, njoftoi policia.
Siç është bërë e ditur, i dyshuari ende është në arrati.
Policia heton të shtënat që kanë ndodhur mbrëmë në pijetoren “Skarboro”, informon Si-Bi-Es njuz.
Personat e plagosur janë dërguar në spital, por për momentin nuk ka informacione për gjininë dhe moshën e tyre.
Zëdhënësi i qytetit Toronto tha se në mesin e të plagosurve ka edhe me lëndime më të lehta dhe kritike. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s