• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo pajiset me pasaportë shqiptare

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo pajiset me pasaportë shqiptare

Tiranë, 22 maj 2024 (MIA) - Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Silvio Mendez Kampos Juunior nga dje është banor i qytetit të Lushnjës, ku ka aplikuar dhe me procedurë urgjente i është dhënë pasaporta shqiptare.

"Pas publikimit të dekretit dhjetorin e kaluar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë që iu dorëzua në një ceremoni të fundvitit nga kryeministri Edi Rama, dje ishte dita zyrtare kur Silvinjo kreu të gjitha veprimet ligjore për t'u bërë shtetas i Lushnjës, së bashku me ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva, njofton "Top Çenëll".

Ai shton se tashmë Shqipëria do të ketë trajner të reprezentacionit një shqiptar nga Lushnja, por me origjinë braziliane.

"Pra, para se të nisemi për në finalen e Kampionatit Evropian në Gjermani, mund të themi se për herë të parë do të ketë një trajner shqiptar, së bashku me reprezentacionin tonë e cila për herë të ditë shkon në finalen e garës më të madhe në kontinentin e vjetër", thekson televizioni.

Për shqiptarët ky është kualifikimi i dytë në Kampionatin Evropian, pasi shtatë vite më parë morën pjesë në Francë.

Gjatë qëndrimit në Lushnjë, Silvinjo është shoqëruar nga Taulant Balla, ministër i Punëve të Brendshme.

Foto: FB Balla

 

QËNDRONI TË LIDHUR