• e enjte, 02 janar 2025

Toshkovski-Misajllovski: Të ndërtojmë polici moderne dhe armatë moderne siç i ka hije një shteti modern evropian

Toshkovski-Misajllovski: Të ndërtojmë polici moderne dhe armatë moderne siç i ka hije një shteti modern evropian

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Në ditën fundit të vitit realizova takim pune me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski ku biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për përmirësimin e të njëjtit në të ardhmen, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk. 

"Kemi rënë dakord të punojmë së bashku në të gjitha fushat ku kemi interes të përbashkët, të gjitha me qëllim për të ndërtuar një forcë moderne policore dhe një ushtri moderne siç i ka hije një shteti modern evropian", ka shkruar Toshkovski dhe falënderoi ministrin për, siç thekson, angazhimin e tij të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në interes të qytetarëve të Maqedonisë. qa/

Foto: Fejsbuku i ministrit Pançe Toshkovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR