Toshkovski: Zyra e re e shtatë e Shërbimeve administrative të MPB-së në Ropotovë, po e kthejmë besimin e qytetarëve
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Sektorin e policisë në Ropotovë, Komuna e Dollnenit, lëshoi në përdorim zyren e re të Shërbimeve administrative të MPB-së e cila do t'iu shërbejë banorëve në këtë komunë dhe vendbanimet përreth.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:36, 21 gusht, 2025
Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Sektorin e policisë në Ropotovë, Komuna e Dollnenit, lëshoi në përdorim zyren e re të Shërbimeve administrative të MPB-së e cila do t'iu shërbejë banorëve në këtë komunë dhe vendbanimet përreth.
Ministri Toshkovski potencoi se me këto zyret e shtata me radhë për shërbime administrative, Ministria e Punëve të Brendshme i afron gjithnjë e më shumë shërbimet për qytetarët.

"Me këtë zyre në Dollnen mbi 15.000 qytetarë të cilët i takojnë Komunës së Dollnenit së bashku me qytetarët nga diaspora, do të kenë të drejtë dhe mundësi të gjitha shërbimet të cilat janë të lidhura me shërbimet administrative siç janë nxjerrja e dokumentit të udhëtimit, letërnjoftimi apo patent shoferi do të mund t'i realizojnë në suaza të komunës së vet, shumë më afër vendbanimit. Me çka kemi efekt të dyfishtë, shërbim shumë të afërt drejt qytetar[ve nga ky rajon ndërkaq edhe shkarkim të zyres në prilep e cila deri më tani i shërbente këta qytetarë. Këto janë zyret e shtata me radhë të shërbimeve administrative dhe nëse ka nevojë për tër eja, gjithsesi se do të realizojmë. Premtuam se do të mundësojmë shërbime më të thjeshta, më të shpejta për qytetarët dhe atë e realizojmë", potencoi ministri.
Toshkovski theksoi se përvojat e deritanishme nga disa zyre tashmë të hapura janë të shkëlqyeshme, qytetarët janë jashtëzakonisht të kënaqur se mund ta realizojnë shërbimin e vet afër shtëpisë së vet, pa udhëtuar më gjatë dhe fakti që me atë janë pakësuar turmat dhe shërbimet i marrin në mënyrë dinjitoze dhe efikase.

Ministri Toshkovski, gjithashtu e vizitoi edhe NJPB Prilep ku u njoftua me gjendjen faktike lidhur me sigurinë, kushtet dhe sfidat e policisë në Prilep.
Foto: МРB