• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Votimi ka filluar në të gjitha vendvotimet, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike

Toshkovski: Votimi ka filluar në të gjitha vendvotimet, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike

 Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e ushtroi të drejtën e votës në mëngjes në shkollën fillore "Pestaloci" në Shkup, me ç'rast deklaroi se votimi në zgjedhjet lokale ka filluar në të gjitha vendvotimet në të gjithë vendin.

 "Sot është dita e demokracisë. Qytetarët e Maqedonisë do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në kuadër të zgjedhjeve të qeta, të drejta dhe demokratike", tha Toshkovski.

 Ai informoi se votimi ka filluar në të gjitha vendvotimet, përfshirë edhe në një fshat të vogël në Komunën e Prilepit ku pati një vonesë të shkurtër.

 Ministri theksoi se mbi 90 për qind e kapaciteteve të MPB-së janë të angazhuara për sigurimin e procesit zgjedhor, me një prani të shtuar në terren, veçanërisht rreth "pikave të nxehta" ku pritet një frekuencë më e madhe e qytetarëve.

 Lidhur me heshtjen zgjedhore, Toshkovski tregoi se dje janë evidentuar katër ngjarje me shkelje të mundshme, për të cilat po ndërmerren veprime të përshtatshme hetimore.

 "Pres që dita të vazhdojë në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimitpër  dhe ta përcaktojnë të ardhmen bashkësive të tyre lokale", porositi ministri.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR