• e enjte, 05 dhjetor 2024

Toshkovski: Shpresoj se nuk do të ketë ngjarje që do të nxisin tensione, nëse ka do të përgjigjemi në mënyrë adekuate

Toshkovski: Shpresoj se nuk do të ketë ngjarje që do të nxisin tensione, nëse ka do të përgjigjemi në mënyrë adekuate

Tetovë, 20 shtator 2024 (MIA) - MPB do t'i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim që qytetarët të jenë të sigurt, ndërsa shërbimet i kanë kapacitetet e nevojshme të veprojnë në drejtim adekuat sipas kompetencave.

Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ende ka informata për trazira të mundshme.

"Ajo që ishte në periudhën e kaluar informacioni që ka rrjedhur përmes shërbimeve të sigurisë, tek unë personalisht dhe te kryeministri, ka folur në drejtim të faktit se do të ketë tentativa si shembulli me ngjarjen e padëshiruar që patëm brenda në komunën e Gostivarit. Që si ngjarje të themi se ka ndodhur, shpresoj që në të ardhmen të mos kemi më ngjarje që do të nxisin tensione as ndëretnike, as ndërfetare, as ndonjë tension tjetër. Por nëse ka, do të përgjigjemi në mënyrë adekuate", tha Toshkovski.

I pyetur pse u shkarkua kryeshefi i policisë Naim Ramuka nga Qendra Rajonale Veri, Toshkovski u përgjigj se është shkarkuar për shkak të procedurës disiplonore të ngritur me ngjarjen në lidhje me kryetarin e Kuvendit.

"Të gjithë brenda ministrisë që ndërmarrin veprime të caktuara duhet t'i marrin ato, veçanërisht veprimet që ndërmerren në kuadër të shërbimit, d.m.th. në kuadër të veprimit në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në interes të qytetarëve për t'i marrë këto pëlqime në përputhje me ligjin dhe në përputhje me aktet nënligjore.

Aty ku do të konstatohet një shkelje, veçanërisht gjatë kryerjes së punës do të jetë adekuate gradualisht. Asesi nuk është vepruar ndryshe të paktën për periudhën e kaluar derisa unë nuk shkoj me Ministrinë", theksoi Toshkovski.

Në përgjigje të kërkesës së një gazetari për koment mbi akuzat e LSDM-së përmes një konference për media për lirimin e truprojës së kryeministrit Hristijan Mickoski nga përgjegjësia dhe gradimin e tij, Toshkovski tha se personi është pezulluar nga puna dhe është iniciuar procedurë në Prokurorinë publike kompetente në rastin konkret ku ka konstatuar se zyrtari policor duhet të lirohet nga përgjegjësia.  "Akti është dorëzuar në kuadër të procedurës disiplinore të zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nga ana e komisionit disiplinor ka konstatuar se për zyrtarin në fjalë nuk ka kushte për t'u sanksionuar në kuadër të procedurës disiplinore të zbatuar në Ministri. Kjo do të thotë se pas përfundimit të procedurës në Prokurorinë Publike, edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka përfunduar në të njëjtën mënyrë siç është përfunduar", tha Toshkovski.

Ai i bëri apel opozitës dhe gjtihë të tjerëve, të mos manipulojnë me opinionin për rastet e lidhura me MPB-në. sa/

foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR