Toshkovski shkarkoi shefat dhe komandantët e policisë në Shtip dhe Koçan
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për shkak të tragjedisë në diskotekën në Koçan ka marrë vendim për shkarkimin e shefave, ndihmësve dhe komandantëve në Shtip dhe Koçan, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:16, 18 mars, 2025

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për shkak të tragjedisë në diskotekën në Koçan ka marrë vendim për shkarkimin e shefave, ndihmësve dhe komandantëve në Shtip dhe Koçan, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.
Janë shkarkuar:
1. Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme Shtip
2. Ndihmës shefi i SPB Shtip
3. Shefi i Departamentit për Polici Shtip
4.Shefi i Departamentit për Polici Kriminalistike Shtip
5. Shefi i Departamentit për Punë të Brendshme Koçan
6. Komandanti i Stacionit Policor për Kompetencë të Përgjithshme Koçan
7. Shefi i Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike Koçan
Më shumë detaje për shkarkimet, ministri Toshkovski do të njoftojë në konferencën për shtyp në MPB të caktuar për në orën 15:30.
Foto: Arkivi i MIA-s