• e premte, 20 dhjetor 2024

Toshkovski realizo takim me shefen e Misionit të OSBE-ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve Xhillian Stirk

Toshkovski realizo takim me shefen e Misionit të OSBE-ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve Xhillian Stirk

Shkup, 12 prill 20024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka mbajtur takim pune me shefen e misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Xhillian Stirk.

Siç informuan nga MPB-ja në takim, ministri Toshkovski e ka njohur Stirkun me mënyrën e funksionimit të MPB-së në drejtim të sigurimit të sjelljes ligjore dhe profesionale për organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Në këtë kontekst, ai u falënderua për mbështetjen në përgatitjen e Manualeve për sjelljen e policisë gjatë zgjedhjeve, duke theksuar se ato janë një mjet i mirë që do ta lehtësojnë dukshëm këtë proces.

Toshkovski informoi se ka bashkëpunim të mirë ndërinstitucional edhe me institucionet tjera shtetërore, të cilat i vlerësoi se kanë rol juridik në pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR