• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Toshkovski: Pika "Prolet" do të punojë në dy ndërrime

Toshkovski: Pika

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski informoi se mbrëmë vonë ka përfunduar revizioni i, siç tha, termineve të caktuara jofunksionale për dokumentet personale dhe paralajmëron se pika "Prolet" në Shkup do të punojë në dy ndërrime dhe se po rritet kapaciteti për fotografim.

Në intervistë për TV Telma, siç transmeton sot Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski thotë se 165 000 qytetarë në Shkup kanë caktuar termin për nxjerrje të dokumenteve personale, por se ekipi i tij me njerëz të punësuar në MPB ka konstatuar se ai numër nuk është i saktë.

"Një pjesë e madhe e lëndëve të caktuara nuk janë krahasuar me ata të cilët kanë ndërruar mendje që nga procedura e rregullt të hyjnë me procedurë urgjente, apo ndërkaq të fotografohen në kuadër të pikës 'Prolet'", pohon Toshkovski.

Ai thekson se pas krahasimit fillestar të të dhënave ka ulje për 20 për qind, rreth 30.000 caktime me telefon janë të panevojshme, përkatësisht jothelbësore dhe e ngarkojnë sistemin dhe në mënyrë joreale në vend se qytetarët të caktojnë në gusht - shtator, kanë caktuar në nëntor - dhjetor, thotë Toshkovski.

Paralajmëron se prej pasnesër pika "Prolet" do të funksionojë me 14 stacione bazë, me angazhim tl 14 fotografëve, policëve të punësuar në MPB të cilët janë paraqitur vullnetarisht, ndërsa nga e hëna do të vendoset edhe ndërrim i i dytë, me angazhim plotësues të 14 vullnetarëve nga MPB-ja.

"Kjo do të thotë se kapaciteti prej katër stacioneve bazë të cilat fotografojnë dhe sigurojnë nxjerrje procedurale të dokumenteve personale do ta rrisim në 28 në një ditë", theksoi Toshkovski, transmeton MPB. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR