Toshkovski për udhëtimin e Gashit në Kosovë: Plani për udhëtim është paralajmëruar në mënyrë të rregullt, nuk është respektuar tërësisht procedura e evidentimit të të gjithë personave dhe udhëtarëve
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot lidhur me udhëtimin në Kosovë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, informoi se plani për udhëtimin e Gashot është paralajmëruar me kohë, por theksoi se është konstatuar se nuk është respektuar plotësisht procedura e evidentimit të të gjithë personave dhe udhëtarëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:40, 20 gusht, 2024
Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot lidhur me udhëtimin në Kosovë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, informoi se plani për udhëtimin e Gashot është paralajmëruar me kohë, por theksoi se është konstatuar se nuk është respektuar plotësisht procedura e evidentimit të të gjithë personave dhe udhëtarëve.
"Lidhur me udhëtimin në Kosovë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, Minsitria e Punëve të Brendshme në tre ditët e fundit kreu kontrollime intensive të cilat përfshijnë këqyrje të kamerave në vendkalimin kufitar Bllacë, qasje në evidencën e sistemit për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve dhe evidencë në librin e ngjarjeve dhe procedurave në vendkalimin kufitar", kumtoi Toshkovski në faqen e Toshkovskit në Fejsbuk.
Siç potencoi, është konstatuar se plani për udhëtim i kryetarit Gashi është paralajmëruar në mënyrë të rregullt dhe është regjistruar në librat evidentues pas njoftimit paraprak nga Ministria e Punëve të Jashtme nga 16 gushti i këtij viti. Në njoftim krahas kryetarit të Kuvendit, janë përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij. anëtarë të sigurimit dhe tre automjete zyrtare policore.
Ai sqaron se vendkalimi kufitar më 18 gusht në periudhë prej 18:40 deri në orën 18:42 e kaluan gjashtë automjete nën shoqërim policor prej të cilave tre policore dhe një automjet VIP.
"Praktika e punës në vendkalimin kufitar në pikëpamje të ndërmarrjes së masave të përforcuara dhe aktiviteteve për sigurim të delegacionit, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të korsive për qarkullim, do të thotë, në momentin e kalimit të delegacionit me qëllim të sigurimit të hapësirës pa automjete të tjera, kontrollet kufitare të bëhen me regjim më të lehtë në pajtim me nenin 17 të Ligjit për kontroll kufitar, siç është zhvilluar edhe në këtë rast dhe ka zgjatur shumë shkurt", shtoi Toshkovski.
Siç theksoi, me kontrollet e kryera në Sistemin për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve është konstatuar se bartësi i delegacionit, si dhe anëtarët e familjes së tij të cilët ishin paralajmëruar se do të realizojnë dalje, nuk janë evidentuar në sistem për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve.
Gjithashtu, sqaroi, është konstatuar se nuk është respektuar tërësisht procedura e evidentimit të të gjithë personave dhe udhëtarëve të cilët kalojnë në vendkalimin kufitar në sistemin për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve.
Toshkovski shtoi se për lëshimet e konstatuara gjatë punës nga ana e Qendrës rajonale për punë kufitare Veri ndaj udhëheqësve të ndërrimit në vendkalimin kufitar do të ndërmarren masa adekuate për konstatim të përgjegjësisë sipas Marrëveshjes kolektive të MPB-së.
"Ajo që është me rëndësi dhe drejt së cilës synon Ministria e Punëve të Brendshme është ligjet të vlejnë njejtë për të gjithë. Për çdo aktivitet i cili nuk është në kuadër të procedurave të caktuara ligjore dhe të punës duhet të ketë përgjegjësi konkrete individuale. Me të vërtetë kaluan kohë kur ishte normale që një nëpunës policor i mbrojtur nga pushteti i korruptuar të lëshohet në aktivitete të cialt i tejkalojnë autorizimet dhe obligimet e tij ligjore. Askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin", shtoi ministri.
Ai u bëri thirrje të gjithë nëpunësve policorë të punojnë në pajtim me ligjet dhe rregullat dhe ta refuzojnë çdo urhdër të paligjshëm apo kërkesë joparimore nga kushdo qoftë. ab/
Foto: МIА Arkivi