• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski për MIA-n: Është për të ardhur keq që qytetarët të jenë dëshmitarë të një sjellje të këtillë, kam pritur që Xhaferi të kërkojë falje

Toshkovski për MIA-n:  Është për të ardhur keq që qytetarët të jenë dëshmitarë të një sjellje të këtillë, kam pritur që Xhaferi të kërkojë falje

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Secili mund të gabojë dhe kryeministri mund të gabojë, mirëpo kam pritur që të kërkojë ndjesë nëse asgjë më tepër. Të dalë ditën e ardhshme dhe të thotë - njerëz kërkoj ndjesë këtë që e bëra është gabim i madh, me të vërtetë nuk i ngjan një kryeministri të sillet në sistem ku ka kierarki, ku nën të është i punësuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme një nëpunës, thotë në një intervistë për MIA-n ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkvoski, për vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Talat Xhaferi në SPB Tetovë.

Është për të ardhur keq, thekson Toshkovski që qytetarët të jenë dëshmitarë në një sjellje devijuese dhe thekson Xhaferi është dashur të kërkojë falje. 

"Është për të ardhur keq, është për të ardhur keq, që qytetarët janë dëshmitarë të sjelljeve të tilla devijuese, do ta quaja. Kryeministri jam i sigurt se nuk e dinte kush ishte ajo zonja. Si do ta dijë ai? As unë nuk e dija. Kur pashë atë video të turpshme nuk e dija as kush ishte zonja. Por ai duhej të kishte virtyt dhe të dilte para popullit, para qytetarëve, veçanërisht para kolegëve në Ministri. Më besoni, nuk e dini sa gjykime kam pasur atë ditë ndaj meje personalisht nga aspekti i marrëdhënies së kryeministrit dhe të thotë, njerëz, më falni, kam gabuar. Të paktën këtë mund ta bënte", thotë Toshkovski në një intervistë për MIA-n.

Qeveria teknike, sipas Toshkovskit, fuksiononin në mënyrë katastrofike - Detyrimet bazike ligjore, të cilat duhet t'i respektojnë, nuk i respekton dhe me këtë rast manipulon", thotë Toshkovski.

Intervista e plotë me ministrin e Punëve të Brendshme do të publikohet nesër. Në të bisedojmë për probëlemin me pasaortat, qeverinë teknike dhe bashkëpunimin me zëvendësministrin plotësues, për atë çfar dite zgjedhore na pret, si dhe ambicjet e tij politike pas zgjedhjeve. mb/

Foto dhe video: MIA  

QËNDRONI TË LIDHUR