Toshkovski: Numri i madh i rasteve të korrupsionit tregon se MPB ka qasje tjetër thelbësore në luftën kundër korrupsionit
- Numri i madh i rasteve inflagrante koprruptuese që MPB i zbuloi në vitin e kaluar tregojnë se MPB ka qasje tjetër thelbësore në luftën kundër korurpsionit, por gjithsesi se akoma shumë duhet të bëhet lidhur me këtë temë në mënyrë që të kemi ulje të konsiderueshme të korrupsionit në Maqedoni. Konsideroj se jemi në rrugë të drejtë, por na pret shumë punë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:08, 23 shtator, 2025
Shkup, 23 shtator 2025 (MIA) - Numri i madh i rasteve inflagrante koprruptuese që MPB i zbuloi në vitin e kaluar tregojnë se MPB ka qasje tjetër thelbësore në luftën kundër korurpsionit, por gjithsesi se akoma shumë duhet të bëhet lidhur me këtë temë në mënyrë që të kemi ulje të konsiderueshme të korrupsionit në Maqedoni. Konsideroj se jemi në rrugë të drejtë, por na pret shumë punë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
I pyetur si MPB përballet me korrupsionin, Toshkovski tha se po punohet shumë në atë fushë dhe se një numër i madh i rasteve dhe proceseve janë ndërmarrë nga Sektori për kotnroll të brendshëm në vitin e kaluar.
"Shohim rezultat nga ajo, në drejtim të procesuimit të të gjitha atyre procedurave në kuadër të MPB-së, sanksionimi adekuat i atyre të cilët sillen në mënyrë të pandershme, joprofesionale, jodinjitoze dhe korruptuese në kaudër të radhëve të brenmdshme të MPB-së dhe tregojmë se me të vërtetë kemi vizion të qartë për atë, se në të ardhmen vendi i profesionistëve, i të ndershmëve dhe atrye që e duan Maqedoninë është në kuadër të MPB-së, të tjerët nuk duhet të jenë pjesë e strukturave të sigurisë", deklaroi Toshkovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës së 16-të ndërkombëtare shkencore "Korrupsioni sistematik - kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasje të strategjisë strategjike për zgjidhje të sfodave të ndërlikuara",, në organizim të Fakultetit për siguri - Shkup.
Lidhur me femicidin në Veles dhe nëse po bëhet kontroll për atë se si ka vepruar policia, Toshkovski tha se kontrolli i brendshëm ka vepruar dhe sapo të përfundohet puna, opinioni të informohet.
Lidhur me reagimet e BDI-së për uniformat e policisë në gjuhën maqedonase dhe nëse do të ketë dygjuhësore, Toshkovski tha se ai ligj është sjellë në vitin 2018 dhe BDI ka pasur mundësi në të kaluarën të tregojë implementim të tij.
"Në hapat që ndërmerren nga ana jonë, ne veprojmë tërësisht në përputhje me ligjin dhe në përputhje me rregulloret në fuqi. Sërish do të them se kjo rregullore u miratua në një kohë kur BDI dhe LSDM ishin në pushtet në Maqedoni", deklaroi Toshkovski.
I pyetur për reagimet pas intonimit të himnit shqiptar në vend të atij maqeodnas para ndeshjes së futbollit në Zhelinë, Toshkovski tha se ligji në Maqedoni është i qartë dhe duhet të zbatohet, dhe secili që nuk e zbaton do të bartë sanksione adekuate në kuadër të ligjit.
"Si për të gjithë më parë, ashtu edhe për këtë ngjarje, nëse kon firmohet se në kuadër të procedurës dëshmuese dhe procesuese se kemi shkelje të ligjit. Njëherë e përgjithmonë në Maqedoni duhet të kuptojmë se atë që jemi dakorduar ta implementojmë, ndërkaq i është lënë ligjit, duhet ta respektojmë", deklaroi Toshkovski. ab/
Fotо: МIА