Toshkovski: Ndryshimet e Ligjit për Policinë dhe të Punëve të Brendshme do të kontribuojnë për profesionalizimin në MPB
- – Me shumë përgjegjësi them se ndryshimet e Ligjit për Policinë dhe të Punëve të Brendshme do të kontribuojnë për profesionalizimin e MPB-së, funksionim më të mirë të nëpunësve të policisë, ndërsa qytetarët do t’i shohin përfitimet për një vit, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili sot e vizitoi vendkalimin kufitar “Tabanoc” dhe e promovoi fushatën parandaluese “Të sigurt në verë –Ngisni të pushuar”.
- Post By Fitore Curri
- 17:24, 31 korrik, 2025
Kumanovë, 31 korrik 2025 (MIA) – Me shumë përgjegjësi them se ndryshimet e Ligjit për Policinë dhe të Punëve të Brendshme do të kontribuojnë për profesionalizimin e MPB-së, funksionim më të mirë të nëpunësve të policisë, ndërsa qytetarët do t’i shohin përfitimet për një vit, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili sot e vizitoi vendkalimin kufitar “Tabanoc” dhe e promovoi fushatën parandaluese “Të sigurt në verë –Ngisni të pushuar”.
“Nuk do të doja të komentoja për opozitën. Ajo vazhdon të punojë kundër interesave të qytetarëve maqedonas, ndërsa rezultatet e mosveprimit dhe mosfunksionimit të saj do të shfaqen në zgjedhjet lokale. Megjithatë, në lidhje me të gjitha ato akuza që lidheshin konkretisht me Ligjin për Policinë dhe Ligjin për Punë të Brendshme, me përgjegjësinë më të madhe pohoj se asnjë nga akuzat nuk është e vërtetë, përkundrazi, do të kontribuojmë në rritjen e profesionalizmit në MPB”, deklaroi Toshkovski.
Ndryshimet, tha ai, janë kushte ligjore për përmirësimin e punës së nëpunësve të policisë, duke paralajmëruar se ligji do të hyjë në fuqi për nëntë muaj prej tani, ndërsa qytetarët do t’i shohin rezultatet për një ditë.

“Brenda një viti, premtoj një forcë policore shumë më të dukshme në terren, një forcë policore shumë më të arritshme se ajo që kemi tani, sepse kjo është ajo që ligjvënësi do të mundësojë. Qëllimi i këtij ligji ishte pikërisht ky, të sigurojë kushtet maksimale të nevojshme për t'u afruar me qytetarët dhe për të siguruar një nivel më të lartë profesionalizmi. Sidoqoftë, pas një viti nga tani, qytetarët do të jenë në gjendje të shohin drejtpërdrejt përfitimet e Ligjit për Policinë dhe Punët e Brendshme, tha Toshkovski.
Sa i përket zbatimit të “sejf siti”, Toshkovski tha se nuk është zbatuar deri në fund dhe punojnë në mënyrë intensive, si në teren, ashtu edhe në legjislacionin ligjor.
“Nuk është zbatuar në tërësi, por kemi mjaftueshëm kohë vlerësoj se prej 1.1 2026 do ta zbatojmë si në teren, ashtu edhe me legjislacionin e nevojshëm ligjor. Dy nga gjashtë ligjet e parashikuara të cilat duhet të ndryshohen kaluan në Qeveri dhe do të dorëzohen në Kuvend”, tha Toshkovski dhe theksoi se ‘sejf siti’ do të mundësojë siguri më të madhe. fc/
Foto dhe video: MIA