Toshkovski në takim me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski vizitën e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe e shfrytëzoi për takim me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, informojnë nga MPB.
- Post By Sara Ademi
- 14:22, 26 nëntor, 2024

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski vizitën e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe e shfrytëzoi për takim me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, informojnë nga MPB.
Në takim u diskutua për shfrytëzimin më efikas të bazave të të dhënave të INTERPOL-it, me qëllim të luftës më efikase me krimin transnacional në të gjt]itha format e tij, mbështetje të hetimeve të përbashkëta tejkufitare dhe vazhdimësinë e trajnimeve.
"Me kryetarin Raisi ne ramë dakord që përgjegjësia për një qasje serioze ndaj veprimit të policisë dhe gatishmëria për t'u marrë me të gjitha sfidat e ardhshme është e përbashkët. 30 vitet e kaluara, përmes anëtarësimit në organizatën më të madhe policore në botë, janë dëshmi e përkushtimit dhe gatishmërisë sonë për bashkëpunim aktiv global policor dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit", theksoi ministri Toshkovski. sa/
foto: MPB