• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski në takim me kolegun e tij malazez Sharanoviq, si pjesë e konferencës ministrore në Slloveni në kuadër të procesit Bërdo

Toshkovski në takim me kolegun e tij malazez Sharanoviq, si pjesë e konferencës ministrore në Slloveni në kuadër të procesit Bërdo

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Delegacioni i kryesuar nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot dhe nesër në Kranj të Republikës së Sllovenisë, po merr pjesë në një konferencë ministrore në kuadër të procesit të Bërdos.

Siç njofton MPB-ja, në ditën e parë ministri Toshkovski zhvilloi takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviq me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy ministrive dhe mundësinë për e thellimit e këtyre raporteve.

"Në takim ministri Sharanoviq theksoi se Mali i Zi lejon hyrjen në territorin e saj me letërnjoftime me emrin e vjetër, ndërsa ministri Toshkovski ka kërkuar që të mundësohet hyrja në vend me formularët e vjetër të dokumenteve të udhëtimit, nëse ato janë të vlefshme", informon MPB-ja.

Ky takim, siç thotë MPB-ja, është shfrytëzuar edhe për të shqyrtuar mënyrën e funksionimit në kuadër të iniciativës rajonale MARRI ku janë anëtare të dyja vendet dhe është konstatuar se duhet të intensifikohen aktivitetet në këtë aspekt.

Në fund të takimit u konstatua se si dy vende mike kemi interes të përbashkët për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. qa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR