• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Toshkovski: Mungesë e madhe e burimeve njerëzore dhe mungesë e pajisjeve në njësitë e sigurisë në komunikacion

Toshkovski: Mungesë e madhe e burimeve njerëzore dhe mungesë e pajisjeve në njësitë e sigurisë në komunikacion

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor (NJSKRR) dhe Njësiti për Inspektim në Vendngjarje dhe Analizë  (NJIVNA) ) në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup,  po përballen me mungesë të madhe të burimeve njerëzore dhe mungesë të pajisjeve, nevoja për rritjen e sigurisë në komunikacion, u theksua gjatë vizitës së sotme të punës së ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në këto njësi, ku pati takime me menaxhmentet.

 

"NJSKRR po përballet me mungesë të madhe të burimeve njerëzore dhe mungesë të automjeteve dhe mjeteve materiale dhe teknike, të cilat janë mjeti i tyre bazë për trajtimin dhe ruajtjen e një niveli të lartë sigurie në komunikacionin rrugor. Gjithashtu,  u theksua se nevojiten ndryshime në rregulloret ligjore dhe nënligjore me qëllim të saktësimit të dispozitave që rregullojnë këtë çështje, ndërsa me qëllim të komunikacionit më të sigurt dhe më pak viktima", deklaroi ministri Toshkovski.

 

Ai potencoi se NJIVNA është një nga njësitë organizative kurciale kur bëhet fjalë për punë efikase në fushën e çështjeve penale duke pasur parasysh natyrën e punës së tyre.

 

 

Фото: МВР

QËNDRONI TË LIDHUR