• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Me emrin e vjetër vlejnë 272.000 patenta të shoferit

Toshkovski: Me emrin e vjetër vlejnë 272.000 patenta të shoferit

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Me emër të ri janë lëshuar diku rreth 525 mijë patenta të shoferit,  këto janë patenta aktive të shoferit  të cilat nuk dyfishohen. Me emrin e vjetër janë të vlefshme 272.000 patenta të shoferit. Këto janë patenta të shoferit që nuk janë rinovuar me emrin e ri dhe tani me ndryshimet ligjore për siguri në komunikacion do të vlejnë deri më 31.12.2024, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Aktualisht, sipas Toshkovskit, janë rreth 30 mijë formularë në gjuhë maqedonase për patentë shoferë dhe rreth 60 mijë në gjuhë shqipe. Deri në mars pritet të arrijnë edhe 160 mijë.

"Patentat e shoferit dhe letërnjoftimet printohen në të njëjtën makinë. Numrin që duhet plotësuar në bazë të asaj që është nxjerrë deri më tani, do ta përfundojmë të plotë deri në fund të vitit. Qytetarët duhet ta dinë se afati që është dhënë është real që të jetë plotësisht i përfunduar", tha Toshkovski në një intervistë për televizionin Telma.

Në lidhje me etiketat për targat,  Toshkovski tha se në stacionet e kontrollit teknik janë shpërndarë rreth 350.000 etiketa.

Në pyetjen se a do të jetë humbje parash apo do të ndryshohet Rregullorja e vitit 2019, e ndryshuar në vitin 2020 dhe 2023, sipas së cilës Ministri i Punëve të Brendshme nuk guzon, as të shpërndajë, e as të ngjit etiketa NMK-së, Toshkovski u përgjigj se shërbimet në MPB aktualisht janë duke përpunuar regullore të re.

"Është informuar edhe drejtori i Gazetës Zyrtare, kjo rregullore do të ndryshohet", theksoi Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, afati prej dhjetë deri në njëmbëdhjetë muaj është real për të bërë ndërrimin e plotë të patentë shoferëve dhe letërnjoftimëve, por ai u bëri thirrje qytetarëve të mos presin, por të vazhdojë vazhdimësia.

Sa i përket dokumenteve të udhëtimit, Toshkovski më herët si mysafirë në televizionin Sitel tha se supozohet se diku rreth 650 mijë qytetarë kanë pasaportë të vlefshme me emrin “Republika e Maqedonisë”.

"Ai numër i njerëzve nuk mund të them nëse janë jashtë apo në Maqedoni. Sido që të jetë, ata që janë këtu do të ndalohen, por jo në arrest shtëpie apo në burg, por në një territor prej 26 mijë kilometrash katrorë dhe sipas përvojës sime me Strasburgun, do t'u shkelet një e drejtë e njeriut", tha Toshkovski.

Aktualisht, sipas Toshkovskit, shteti ka vetëm rreth 5.000 formularë në gjuhën maqedonase dhe rreth 10.000 në gjuhën shqipe. Paralajmëroi se deri në fund të muajit duhet të mbërrijnë rreth 250 mijë formularë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR