• e enjte, 12 dhjetor 2024

Toshkovski: Kovaçevski është shtetas i Maqedonisë dhe nuk ka kërkuar të heqë dorë nga shtetësia, aditivi i blerë në KME "Osllomej" as nuk ishte shfyrtëzuar

Toshkovski: Kovaçevski është shtetas i Maqedonisë dhe nuk ka kërkuar të heqë dorë nga shtetësia, aditivi i blerë në KME

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski deklaroi sot se ish drejtori i KME Manastir, Vasko Kovaçevski, i dyshuar në aksionin “Aditivët”, nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes, por se ata do të bëjnë gjithçka që është në kompetencën e tyre ligjore që të veprojnë me qëllim që të kapet dhe të nxiret para organeve të drejtësisë. Aditivi i blerë ishte paguar trefish më shtrenjtë, ndërsa sipas dëshmive të cilat i tregoi Toshkovski, gati as nuk është shfrytëzuar, ndërsa ajo që ishte shfrytëzuar ka shkaktuar dëme në blloqet në KME “Manastir”. Në aksion deri më tani janë konfiskuar 220 mijë euro. 

“Ajo që është fakt është se personi i përmendur është në kuadër të regjistrit të shtetasve të Maqedonisë, i njëjtë është shtetas maqedonas dhe nuk ka kërkuar të heqë dorë nga shtetësia, në bazë të informacioneve të cilat i kam në këtë moment”, tha Toshkovski, duke u përgjigjur në, siç tha, spekulimet që dolën dje në lidhje me Kovaçevskin. 

Ministri i Punëve të Brendshme nuk tha se ku gjendet ish drejtori i dyshuar në KME Manastir, duke theksuar se këtë do t’ua linte organeve kompetente dhe ata ta nxjerrin para organeve të drejtësisë. 

Informoi se vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur mbi 30 bastisje në shtëpi dhe në hapësira të tjera, si dhe dy bastisje për hapjen e kasafortave lidhur me një pjesë të personave të arrestuar. 

“Ky aksion ishte mjaft gjithëpërfshirës dhe deri më tani më duhet të theksoj se mendoj se është aksioni më i madh që është bërë në Maqedoni në aspektin e dëmtimit të buxhetit të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas, i cili është bërë gjatë krizës energjetike, kur qytetarët mezi i paguanin faturat e energjisë elektrike, veçanërisht personat juridikë dhe njëkohësisht keqbërësit e caktuar, personat të cilëve iu besuan poste të larta shtetërore nga njëra anë dhe nga ana tjetër njerëz që brenda natës formonin kompani themeluara që deri dje ishin të angazhuara në shitjen e mallrave të zyrës, papritmas bëhen kompani që tregtojnë me shumicë me këtë lloj aditivësh dhe fitojnë miliona shuma që janë trefishi i çmimeve të tregut”, tha Toshkovski.

Ministri thotë se ekzistojnë dyshime dhe një numër i madh i dëshmive se “ajo që është paguar është paguar të paktën trefish më shumë se çmimi real”, por më e tmerrshmja në këtë procedurë është se se ka oferta false gjatë fillimit të procesit të furnizimit publik. Sipas tij, aditivët e furnizuar në TEC “Osllomej” aspak nuk janë shpenzuar, përderisa në KME “Manastir” vetëm pesë për qind e tyre janë shpenzuar. 

“Përveç faktit që është paguar trefish më shumë se sa është dashur të paguhet dhe sa ka qenë çmimi i tregut, përveç faktit që kemi kompani që deri dje janë marrë me shitjen e materialeve të zyrës dhe papritmas kanë hyrë në sferën e tregtimit të madh të aditivëve, përveç faktit që nuk kemi asnjë nga punonjësit e kompanive, përveç se personat juridikë në fjalë kanë kërkuar gjithmonë në kuadër të dokumentacionit të tenderit që kompania të plotësojë kushtet, d.m.th. një qarkullim që i korrespondon të paktën buxhetit në kuadër të procedurës specifike të tenderit, dhe jo në të njëjtën kohë për të përjashtuar atë kusht në kuadër të zbatimit të tij, ajo që është furnizuar në TEC Osllomej nuk është shpenzuar asnjë për qind, pra janë vënë në punë zero për qind aditivë dhe në kuadër të personit tjetër juridik mendoj se ishte KME Manastir 95 për qind e ..... gjatë krizës energjetike. Dhe pastaj do të flasim nëse ka pasur vjedhje armiqësore të parave të popullit. Lëre që ka pasur vjedhje armiqësore, por ka qenë aq e pacipë saqë i kanë lejuar vetes t'i bëjnë këto gjëra në mënyrë kaq të paturpshme”, tha Toshkovski.

Ai bëri të ditur se do t'i përgjigjen të gjitha njohurive për korrupsion dhe krim. “Nuk duhet të lejojmë persona të caktuar, ish-zyrtarë, në kurrizin e qytetarëve të blejnë automjete luksoze, të ndërtojnë hacienda të shtrenjta, të kenë miliona shuma në llogari në euro dhe në të njëjtën kohë të gjitha këto t'i bëjnë në kuadër të një procedurë të jashtëligjshme, të pacipë, armiqësore të vjedhjes së parave të qytetarëve dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Për të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer këtë lloj krimi, procedurat do të kryhen duke respektuar parimet e prezumimit të pafajësisë, duke respektuar të gjitha rregullat procedurale të lojës, duke respektuar drejtësinë procedurale, por porosia duhet t'u drejtohet qartë të gjithëve se krimi në kurriz të parave të popullit është i padobishëm”, tha Toshkovski.

Paralajmëroi se e gjithë ajo që në këtë drejtim është marrë ose do të vijojë në drejtim të ngrirjes së pasurive do të konfiskohet. 

Në aksionin “Aditivët”, siç potencoi, janë marrë afërsisht rreth 220 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe nëse dëshmohen dyshimet të cilat janë të bazuara në prova, atëherë ato do të jenë mjet i konfiskimit dhe do të kthehen në buxhetin shtetëror. 

Dëmi fillestar, thotë Toshkovski, supozohet se është 6,5 milionë euro, por ai nuk mbetet në atë shumë. Dikush, shtoi ai, do të duhet ta paguajë edhe dëmin që është bërë në sektorin energjetik. 

“Sinqerisht, nga informacionet që kam, nuk do të ndalesha në atë vlerë, d.m.th. ka dyshime të bazuara se ajo që është blerë për vlerën e arit, ndërsa nuk është përdorur në 95 për qind të situatave, ato 5 për qind, kur përdoret, ka shkaktuar dëme shtesë në blloqe dhe dyshime të tilla të arsyeshme ekzistojnë. Nëse vërtetohet se gjatë funksionimit të personit juridik është bërë dëm shtesë, ai do të duhet ta paguajë atë dëm”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Toshkovski sot mori pjesë në një ngjarje të Odës së Sigurimit Privat në temën lidhur me gjithëpërfshirjen e grave në sektorin e sigurisë. 

“Theksuam se femrat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kur flasim për pozita drejtuese, tashmë kanë më shumë se 45 për qind të pozitave, kështu që nuk ka dyshim se roli i gruas në kuadër të menaxhimit dhe asaj si është konfirmuar në funksionimin brenda MPB. Gjithashtu theksuam rëndësinë e rolit të gruas në menaxhim në kuadër të të gjitha atyre subjekteve juridike që merren me sigurimin e pronës dhe personave”, tha Toshkovski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR