• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Toshkovski: Jam i habitur pse PP nuk kërkoi paraburgim për ish-drejtorin e EMV-së

Toshkovski: Jam i habitur pse PP nuk kërkoi paraburgim për ish-drejtorin e EMV-së

 Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot deklaroi se është i befasuar që nuk është kërkuar masë paraburgimi për ish-drejtorin e SHA EMV, Vasko Kovaçevski, i cili është i padisponueshëm për organet e ndjekjes, ndërsa është i dyshuar për përvetësim të 6.5 milionë eurove.

 "Nga ana jonë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të Prokurorisë Publike. PP është njoftuar edhe me shkrim dhe gojarisht për personin që përmendni, por fatkeqësisht prokurori publik që e ka udhëhequr procedurën në kuadër të PTHP NKOK ka vlerësuar se nuk duhet të kërkojë masë më të rreptë sipas dispozitave të LPP, megjithëse nëse më pyesni mua personalisht me habit pak që për një person te padisponueshëm nga organet e ndjkjes, ndërsa  është i përfshirë në kuadër të krimit fillimisht prej rreth 6.5 milionë euro, PP nuk kërkoi një masë të tillë vetëm për atë person. Përndryshe, të gjithë të tjerët që kanë qenë ish-funksionarl janë aktualisht në paraburgim", tha Toshkovski.

 Lidhur me rastin e Lotarisë Shtetërore, ministri konfirmoi se MPB do të zgjerojë hetimin, pasi ka indikacione për disa krime të kryera dhe dyshime të bazuara për krime konkrete që kanë dëmtuar buxhetin e kompanisë.

Për incidentin në Ditën e Flamurit Shqiptar, Toshkovski informoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm nuk ka konstatuar se polici nga Kumanova, i cili e ka hequr flamurin shqiptar, ka shkelur ndonjë procedurë standarde të MPB-së. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR