• e martë, 19 nëntor 2024

Toshkovski: Hapja e kalimit kufitar te Markova Noga do jetë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit

Toshkovski: Hapja e kalimit kufitar te Markova Noga do jetë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit

Shkup, 20 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së sotme ka realizuar vizita pune të Njësisë së Punëve të Brendshme Resnjë, Stacionit policor për Mbikqyrje Kufitare “Markova Noga” dhe Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir.

“NJPB Resnjë së bashku me shërbimet administrative funksionon në një objekt të rikonstruktuar dhe në këtë kuadër bie në sy kujdesi i të punësuarve në këto njësi organizative, të cilët mirëmbajnë kushte të mira për punë. Gjendja e sigurisë në këtë zonë është stabile pa shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike dhe udhëheqësia më ka informuar se potencohet bashkëpunimi i mirë me policinë kufitare në operacionet ditore në zonat afër vijës kufitare”, potencoi ministri Toshkovski.

SP për MK “Markova Noga” mbulon një pjesë të vijës kufitare jugore me Greqinë, ku nuk vërehet ndonjë kriminalitet ndërkufitar dhe migracion të paligjshëm, dhe jam informuar se tashmë ka filluar zbatimi i një projekti të përbashkët me Greqinë në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar, i cili përfshin hapjen e një pikëkalimi kufitar që do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë dhe i njëjti është mbështetur financiarisht nga IPA.

“SPB Manastir është një sektor që mbulon territorin më të madh nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në vend, ku jetojnë rreth 270.000 banorë. Nga udhëheqësia jam informuar se sidomos në Stacionin Policor Manastir ka mungesë serioze të stafit të nevojshëm për t'u përballur në mënyrë efektive me sfidat e sigurisë, si dhe situata është e keqe edhe sa i përket pajisjes me automjete. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, SPB Manastir funksionon në tri njësi të ndryshme zgjedhore dhe merr të gjitha masat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të sigurta. Në këtë drejtim, dua të përmend se nëpunësit policorë do të veprojnë në mënyrë të barabartë ndaj kujtdo që tenton të prishë procesin zgjedhor dhe çdo aktivitet që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore ashpër do të sanksionohet”, tha në fund të kësaj vizite ministri Toshkovski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR