• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Tinder" prezanton të a.q. "Oferta VIP" për përdoruesit konsistent

Los Anxhelos, 26 shtator 2023 (MIA) - Platforma e takimeve "Tinder" po prezanton një opsion abonimi që do të ofrojë mundësi ekskluzive, të quajtur "Tinder Selekt". Bëhet fjalë për të ashtuquajturat "ofertë VIP" e destinuar vetëm për një për qind të përdoruesve më aktivë të aplikacionit dhe do të kushtojë 500 dollarë në muaj.

Si pjesë e opsionit të ri, përdoruesit do të mund ta shfrytëzojnë funksionin "Kapërceni linjën" (Skip The Line) e cila u lejon njerëzve që ju pëlqen ta shohin foton tuaj të paqartë dhe nëse nuk abonohen në anëtarësimin e "artë" ose të "argjend", gjithashtu do të jetë e mundur të kërkojnë profile pa reklama dhe të shihni pëlqime të dërguara në shtatë ditët e fundit.

Për më tepër, funksioni "Mesazh direkt"  ju lejon të dërgoni mesazhe dy herë në javë pa u lidhur me askënd.

Përdoruesit që duan të kërkojnë në "Tinder" duhet të plotësojnë pesë kushte. Ata duhet të kenë të paktën katër fotografi të tyre, një të certifikuar autentike, të listojnë pesë nga interesat e tyre personale,  biografi dhe qëllimin - qëllimin e takimit, marrëdhënien ose shoqërimin. Ndryshe, sipas të dhënave në faqen e tyre, aplikacioni është shkarkuar 340 milionë herë dhe është i disponueshëm në 190 shtete. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR