• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tifozë të Liverpulit vendosin lule para stadiumit Enfild

Tifozë të Liverpulit vendosin lule para stadiumit Enfild

Liverpul, 3 korrik 2025 (MIA) - Lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverpulit dhe kombëtares portugeze, Diogo Zhota sot ishte top temë në të gjitha mediumet sportive botërore. Shumë bashkëlojtarë dhe futbollistë të njohur, si dhe trajnerë kanë shprehur keqardhjen e thellë për vdekjen e futbollistit, i cili në mëngjes në fatkeqësi të komunikacionit e ka humbur jetën së bashku me vëllaun e tij, Andre Silva.

Tifozët e shumtë të kampionit aktual të Anglisë, Liverpul, po vendosin lule para stadiumit Enfild, ndërsa mund të vërehen edhe ballonë me numrin 20, si dhe fanella të Zhotës me numrin e njëljtë. Këtë sezon, Liverpuli e fitoi pikërisht titullin e 20-të kampion i Anglisë, numrin e fanellës që e mbante Zhota.

Sezoni që kaloi, për portugezin ishte mjaftë i suksesshëm me dy tituj, kampion i Anglisë dhe fitues i Ligës së Kombeve të UEFA-s me Portugalinë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR