• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tetë të vdekur, 2.750 të lënduar pas shpërthimit të pejxherëve në Liban

Tetë të vdekur, 2.750 të lënduar pas shpërthimit të pejxherëve në Liban

Bejrut, 17 shtator 2024 (MIA) - Tetë persona e humbën jetën, ndërsa rreth 2.750 janë lënduar me mjete të dyshimta të koordinuara shpërthyese të pajisjeve telekomanduese me dorë nëpër Liban, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Firas Abijad në konferencën prë shtyp në Bejrut.

Abijad tha se mes të vrarëve është një fëmijë.

Nga shpërthimet e pejxherëve në shumë rajone libaneze rreth 200 njerët janë në gjendje kritike, tha ai.

Shumica e viktimave kanë marrë lëndime në dorë, ndërsa disa janë lënduar edhe në fytyrë, stomak dhe sy, informoi ministri.

Milicia libaneze Hezbollah, e mbështetur nga Irani, kumtoi se mes të lënduarve ka edhe anëtarë të tij, prëfshirë edhe luftëtarë të forcave Radvan, njësi elite në kudër të grupit. Një burim i afërt me Hezbollahun tha se janë lënduar edhe përfaqësues të lartë të Hezbollahut.

grupi kumtoi se po e heton shkakun e shpërthimeve.

DPA transmetoi se po qarkullojnë raporte të pakonfirmuara se Izraeli i ka goditur pajisjet e komunikimit që i ka prëdorur hezbollahu dhe se qëndron prapa shpërthimeve.

Armata izraelite fillimisht nuk i komentoi ngjarjet në Liban.

Ambasadori i Iranit në Liban, Moxhtaba Amani, gjithashtu, kinse është lënduar në shpërthimin e pajisjes.

Shpërthimet ndodhën në paralagjet jugore të bejrutit, vatër e Hezbollahut, si dhe në pjesën jugore të vendit. Raporte të ngjashme erdhën edhe nga Siria fqinje. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR