• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tetë persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Shqipëri

Tetë persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Shqipëri

Tiranë, 2 prill 2024 (MIA) - Tetë persona, mes të cilëve shtatë migrantë ilegalë, kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku në Shqipëri, kur një automjet ka rënë në lumin Vjosa nga lartësia 100 metra, kumtoi policia.

Supozohet se automjeti ka lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe drejtuesi i mjetit nuk e ka njohur mirë rrugën Këlcyrë-Përmet ku ka ndodhur aksidenti, transmeton Albanijan post.

Portali thekson se ka të dhëna se automjeti me drejtues shqiptar, i cili transportonte shtatë migrantë të paligjshëm, është ndjekur nga policia. ls/

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR