• e diel, 22 dhjetor 2024

Tentim për vjedhje në ndërtesën në Çair në të cilën dje pati zjarr, janë arrestuar dy persona

Tentim për vjedhje në ndërtesën në Çair në të cilën dje pati zjarr, janë arrestuar dy persona

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dy persona sot janë privuar nga liria për shkak të tentimit për vjedhje në ndërtesën në rrugën "Serava" në Shkup, në të cilën dje shpërtheu zjarr. Pas dokumentimit të rastit, shtojnë, do të parashtrohet padi adekuate.

Zjarri që shpëtheu dje në hapësirat e bodrumit në një ndërtesë në lagjen e Shkupit Çair, u shua tërësisht. Siç kumtoi Qendra për emnaxhim me kriza, gjendja me pjesën e djegur të ndërtesës dhe gjendja e banesave në ndërtesë fillimisht do të konstatohet.

Disa mediume kumtuan se nga zjarri janë kapluar hapësira të cialt shfrytëzoheshin si depo nga ana e një ndërmarrjeje, ku ka pasur sasi të madhe të prodhimeve plastike.

Ndërkohë, pritet të fillojë ekspertiza e Ministrisë së Punëve të Brendshme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR