• e mërkurë, 26 qershor 2024

Ten Hag: Askush në Mançester Junajted përveç Murinjos nuk mori lojtarët që dëshironte

Ten Hag: Askush në Mançester Junajted përveç Murinjos nuk mori lojtarët që dëshironte

Mançester, 6 maj 2024 (MIA) – Trajneri Erik ten Hag i është përgjigjur krahasimit që ka bërë Zhoze Mourinjo për punën në Mançester Junajted.

"Përveç Murinjos, asnjë trajner nuk i mori lojtarët që donte, që kishim nevojë. Kam besim se do t'i arrijmë qëllimet, por konkurrenca është e fuqishme. Janë shtatë apo tetë skuadra në Premier Ligë që kanë skuadra shumë të mira dhe në të ardhmen do të luftojnë për titullin. Pra, për të fituar titullin duhet të krijosh një ekip vërtet cilësor", ka thënë trajneri i Junajtedit në intervistën për “ESPN”.

Më parë, Zhoze Mourinjo duke bërë krahasim me Ten Hagun për punën në Mançester Junajted tha se nuk e ka pasur mbështetjen që gëzon Ten Hag.

"Nuk kam pasur atë nivel mbështetje. Nuk kisha atë nivel besimi. Në skuadër kishte disa lojtarë që nuk më pëlqenin që më parë", ka thënë Mourinjo.

Eksperti portugez ka qenë trajner i klubit nga maji i vitit 2016 deri në dhjetor 2018.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR