• e premte, 05 dhjetor 2025

Temperatura rekorde dhe zjarre në Ballkan, pritet rënie e temperaturave gjatë fundjavës

Temperatura rekorde dhe zjarre në Ballkan, pritet rënie e temperaturave gjatë fundjavës

Beograd, 27 qershor 2025 (MIA) - Vala e parë e të nxehtit këtë sezonë përfshiu vendet ballkanike, duke sjellë temepratura rekord dhe rrezik të rritur nga zjarret. Meteorologët parashikojnë se temperaturat e larta do të përfundojnë gjatë fundjavës me shira të pritur dhe freski të dukshme, transmeton BTA.

Ditëve të fundit, temperaturat në disa vende ballkanike tejkaluan 40 gradë Celsius. Në Turqi, veçanërisht në Anadolinë Qendrore dhe rajonet jugore, temperaturat ishin për 5 deri 8 gradë më të larta nga mesatarja, sipas të dhënave të sajtit "Duvar". Në Stamboll dje janë matur pothuajse 40 gradë, ndërsa banorët kërkuan shpëtim në parqe dhe në det, publikoi televizioni shtetëror TRT Haber.

Në Greqi, vala e të nxehtit filloi të mërkurën, ndërsa në Athinë u hapën hapësirat e klimatizuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. 

Në Rumani, dje dhe pardje u shpall alarm i verdhë dhe portokalli për temepraturat e larta, veçanërisht në Bukuresht dhe 12 qarqe, duke përfshirë Olteninë, Munteninë dhe Dobruxhën jugore. 

Në Serbi dje u regjistruan temperatura rekorde në 16 lokacione. Në Beograd, për shkak të urbanizimit dhe mungesës së sipërfaqeve të gjelbra, janë vërejtur "ishuj të nxehtë" me temperatura deri në 7 gradë më të larta nga vendet e rrethinës. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR