• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tema aktuale evropiane dhe gjeopolitike në fokusin e Konferencës ndërkombëtare të "Institutit Aleksis Cipras" dhe "Fondacionit Zoran Zaev"

Tema aktuale evropiane dhe gjeopolitike në fokusin e Konferencës ndërkombëtare të

Athinë, 5 qershor 2024 (MIA) - E ardhmja e Evropës pas zgjedhjeve evropiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, ngjarjet gjeopoliitke në Mesdheun Lindor, zgjidhja e qetë e kontesteve, përballja me krizën klimatike, por edhe në ngjarjet ekonomike evropiane, do të jenë temat kryesore të Konferencës ndërkombëtare dyditore për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që më 17 dhe 18 qershor e organizojnë "Instituti Aleksis Cipras" dhe "Fondacioni Zoran Zaev", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Greqia.

Konferenca do të mbahet në Athinë, me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës,, është planifikuar pjesëmarrja e shefave të organizatave ndërkombëtare, kryeministrave, eurokomisarëve, përfaqësuesve kryesorë qeveritarë, ish-presidentëve, kryeministrave dhe ministrave të jashtëm, si dhe përfaqësuesve të partive nga i tërë spektri demokratik me theks në forcat centrikste majtiste, majtiste dhe progresive.

Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, nga vendi ynë, në konferencë është planifikuar të marrin pjesë ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Vllado Buçkovski, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zëvendëskryeministër, Nikolla Dimitrov dhe Venko Filipçe so drejtor i "Fondacionit Zaev".

Plotësisht, sipas informatave të njejta, është planifikuar pjesëmarrja edhe e katër komisarëve evropianë, e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, ish presidentit francez, Fransoa Oland, kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ish-kryeministrave të Suedisë dhe Greqisë, Stefan Lofven dhe Jorgos Papandreu, ish-kryetarit të PE-së, Martin Sholc, ish-shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, si dhe prefektëve të Athinës dhe Stambollit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh do të flasë përmes video-porosisë, në prag të ndarjes së "Çmimit nga Prespa" për përfaqësuesin e posaçëm të KB-së në negociata Methju Nimic, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në konferencë, për kontributin e tij në Marrëveshjen e Prespës.

Në konferencën dyditore, sipas informatave të njejta të MIA-s, janë planifikuar një sërë panel-diskutimesh, mes të cilave edhe njëri ku Zaev dhe Cipras do t'u përgjigjen pyetjeve lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

Konferenca ndërkombëtare do të jetë e para nëserinë e ngjarjeve dhe nismave të "institutit Aleksis Cipras" në periudhën në vijim me qëllim që të fillohet dialogu i gjerë politik për të ardhmen e Greqisë dhe Evropës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR