• e diel, 15 shkurt 2026

Teherani: Irani është i gatshëm të bisedojë për kompromise për programin bërthamor

Teherani: Irani është i gatshëm të bisedojë për kompromise për programin bërthamor

Londër, 15 shkurt 2026 (MIA) - Irani është i gatshëm të biseodjë për kompromise lidhur me programin e vet bërthamor me qëllim  që të arrihet marrëveshje me SHBA-në, nëse Uashingtoni është i gatshëm të bisedojë për heqjen e sanksioneve kundër Teheranit, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtmetë Iranit, Maxhid Taht-Ravançi.

Në intervistë për Bi-Bi-Si nga Teherani, që u emetua sot, ai tha se topi "është në oborrin e SHBA-së për të dëshmaur se dëshirojnë të arrijnë marrëveshje".

"Nëse janë të sinqertë, jam i sigurt se do të jemi rrugës drejt marrëveshjes", tha Taht-Ravançi. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR