• e diel, 19 prill 2026

Shërbimi ukrainas për siguri e kualifikoi vrasjen masive në Kiev si "sulm terrorist"

Shërbimi ukrainas për siguri e kualifikoi vrasjen masive në Kiev si

Kiev, 19 prill 2026 (MIA) - Shërbimi ukrainas për siguri e kualifikoi vrasjen e djeshme masive të civilëve në Kiev si "sulm terrorist", kumtoi Ukrinform.

Një burrë dje vrau gjashtë persona në kryeqytetin ukrainas para se të vritej nga policia. Sipas të dhënave më të reja, së paku 14 persona janë lënduar. Është inicuar hetimi preliminar. Sipas informatave të kapshme, krimin e ka kryer një burrë i lindur në vitin 1968 në Moskë me armë të regjistruar zjarri.

Hetuesit po shqyrtojnë disa versione për motivet e sulmuesit, kumtoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në video fjalimin e tij të djeshëm, cituar nga Ukrinform.

Zelenski theksoi se sulmuesi e ka djegur banesën e tij para se të dalë në rrugë dhe të fillojë të shtënat.

Burri, i cili gjatë kohë jetonte në rajonin Donjeck, tani një pej "vatrave" në luftën m Rusinë në Ukrainën lindore, është i akuzuar për krime, shtoi Zelenski. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR