Teheran: Mbi 1.000 të vdekur në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin
- Së paku 1.062 persona e humbën jetën në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar, kumtoi sot zëdhënësja e Qeverisë iraniane, Fateme Mohaxherani, duke iu referuar të dhënave zyrtare.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:50, 22 korrik, 2025
Teheran, 22 korrik 2025 (MIA) - Së paku 1.062 persona e humbën jetën në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar, kumtoi sot zëdhënësja e Qeverisë iraniane, Fateme Mohaxherani, duke iu referuar të dhënave zyrtare.
Në mesin e viktimave janë 102 gra dhe 38 fëmijë.
Konflikti filloi më 13 qershor me sulmin izraelit ndaj Iranit, me ç'rast u vranë funksionarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë të lidhur me programin bërthamor iranian. SHBA-ja iu bashkangjit ofenzivës së aleatit të saj, duke sulmuar tre instalacione bërthamore iraniane në natën mes 21 dhe 22 qershorit.
Në kundërpërgjigje, Irani kreu sulme raketore ndaj territorit izraelit.
Lufta plotësisht i përkeqësoi tensionet në Lindjen e Afërt dhe shkaktoi thirrje ndërkombëtare për përmbajtje dhe ndërprerje urgjente të zjarrit. ab/
foto: arkivi