• e mërkurë, 07 gusht 2024

Teheran: Deri më tani nuk ka të arrestuar për vdekjen e Hanias

Teheran: Deri më tani nuk ka të arrestuar për vdekjen e Hanias

Teheran, 6 gusht 2024 (MIA) - Irani fillimisht duhet të kryejë arrestime lidhur me vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Hania në Teheran, njoftoi sot gjyqësori iranian. 

Udhëheqësi i grupit militant palestinez ishte vrarë të mërkurën e kaluar gjatë vizitës në ceremoninë e dhënies së betimit të presidenti iranian Masud Pezeshkian.

"Filluan 'hetimet e nevojshme', ndërsa rezultatet do të publikohen 'sapo të përfundojë hetimi", deklaroi zëdhënësi i gjyqësorit Asgar Jahangir. "Deri më sot, nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast", tha ai, duke shtuar se në hetim janë të përfshirë përfaqësues ushtarakë iranianë. 

Garda revolucionare iraniane njoftoi se Hania ishte vrarë me ndihmën e "predhës me rreze të shkurtë veprimi" të lansuar jashtë strehimit të tij në Teheran. Irani dhe Hamasi e akuzuan Izraelin dhe premtuan se do të përgjigjen. Izraeli refuzoi të komentojë. 

Të shtunën, Nju Jork Tajms njoftoi se Irani ka arrestuar më shumë se njëzetë njerëz, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë të inteligjencës, lidhur me vrasjen e Hanias. Jahangir i hodhi poshtë akuzat për çfarëdo lloj arrestime si "thashetheme" dhe "të rreme".

"Pas atentatit ... definitivisht do të ketë përgjigje të guximshme nga ana e Republikës Islamike", potencoi ai. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR