• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Uashington Post: Izraeli ka shkaktuar zemërim në Shtëpinë e Bardhë pasi kishte thënë se e ka likuiduar Hanian

Uashington Post: Izraeli ka shkaktuar zemërim në Shtëpinë e Bardhë pasi kishte thënë se e ka likuiduar Hanian

Uashington, 7 gusht 2024 (MIA) - Izraeli menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Hania, e informoi SHBA-në se qëndron pas vrasjes, shkruan Uashington post, duke cituar burime të njoftuara me procesin në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës, përfaqësuesit e administratës së presidentit Xho Bajden ishin të zemëruar për shkak të vendimit për likuidimin e Hanias, të shqetësuar se kjo mund tu japë fund bisedimeve të kujdesshme disamuajshe për armëpushim në Gazë.

Gazeta bën të ditur se autoritetet amerikane gjithashtu janë të zemëruara edhe për shkak të asaj që Izraeli nuk i ka informuar para se të fillojë operacione të tjera për sulme të Hezbollahut ose komandantëve iranianë, transmeton Tajms of Izrael. 

Një funksionar anonim izraelit, i cituar nga Uashingtoni, konfirmon se biseda telefonike mes kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe presidentit amerikan Xho Bajden javën e kaluar ishte "tensionuese". fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR