• e enjte, 10 tetor 2024

Entoni Blinken: Sinvari është kyç për armëpushimin në Gazë

Entoni Blinken: Sinvari është kyç për armëpushimin në Gazë

Uashington, 7 gusht 2024 (MIA) - Lideri i ri i Hamasit, Jahja Sinvar mbetet faktor kyç për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, deklaroi sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken. 

"Bisedimet për lirimin e pengjeve në Gazë janë në fazën përfundimtare, dhe me rëndësi të madhe është që palët e prekura të punojnë në përfundimin e marrëveshjes sa më shpejtë që është e mundur", deklaroi Blinkeni pas takimit të mbrëmshëm, me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Llojd Ostin dhe homologëve të tyre australianë në Anapolis, Merilend.

Blinkeni dhe Ostini biseduan me ministren australiane të punëve të jashtme Peni Vong dhe ministrin e mbrojtjes dhe zëvendësministrin e vendit Riçard Marlls në kompleksin e akademisë detare amerikane. 

Lëvizja palestineze radikale "Hamas" mbrëmë bëri të ditur se Sinvar, i cili është udhëheqës i grupit në Rripin e Gazës, është emëruar shef i gjithë organizatës në vendin e Ismail Hania, i cili ishte vrarë javën e kaluar në kryeqytetin iranian Teheran.

"I kontaktuam Izraelin dhe Iranin drejtpërdrejtë për çështjen se askush nuk duhet ta ngritë tensionin në Lindjen e Afërt. Të gjithë në rajon duhet ta kuptojnë se sulmet e mëtutjeshme vetëm do ta thellojnë konfliktin, paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë për të gjithë", tha diplomati i parë amerikan. 

"Me rëndësi të madhe është që të gjitha palët të punojnë në finalizimin e marrëveshjes sa më shpejtë që është e mundur", tha ai, duke theksuar se presidenti amerikan Xho Bajden më parë në ditën e njëjtë ka biseduar me atë të Katarit Amir Sheik Tamim Bin Hamad al Tani dhe presidentin egjiptian Fatah El - Sisi. Të dyja vendet ishin ndërmjetësit kryesorë për arritjen e marrëveshjes. 

"Ekziston marrëveshje për kornizën. Ajo për të cilën kemi punuar gjatë javëve të fundit janë detajet e rëndësishme se si do të zbatohet në të vërtetë", tha Blinkeni. "Kishte disa gjëra që duheshin negociuar në atë proces" dhe puna për këtë ka vazhduar javët e fundit. Kjo është me të vërtetë një kohë që të gjitha palët e përfshira ta mbyllin këtë çështje", tha Blinkeni. "Nuk duhet të ketë vonesa. Nuk ka justifikime. Nuk ka arsye pse nuk mund të bëjmë diçka", tha kreu i diplomacisë amerikane dhe i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit "të fokusohen në arritjen e po-së". fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR