• e diel, 22 dhjetor 2024

Te ne pritet në “kuotat” për pjesëmarrje më të madhe të grave në poste të larta vendimmarrëse, gjendja në rajon është më e mirë

Te ne pritet në “kuotat” për pjesëmarrje më të madhe të grave në poste të larta vendimmarrëse, gjendja në rajon është më e mirë

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Nga 20 anëtarë të Qeverisë, vetëm pesë ministri drejtohen nga gratë, e në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor të vitit 2021, nga gjithsej 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, vetëm dy gra janë zgjedhur kryetarë - Danella Arsovska në Shkup dhe Zhaklina Jovanovska në Nagoriçan të Vjetër.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, megjithatë, numri i grave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, nga 120 deputetë, 51 janë gra ose 42 për qind. Megjithëse mbetet një rrugë e gjatë për të arritur përfaqësim të barabartë në dhomën kombëtare ligjdhënëse, peizazhi politik në Kuvend ka ndryshuar, ndërsa në Qeveri dhe komuna, përfaqësimi i grave është shumë më i keq.

Politikanët e kontaktuar nga MIA besojnë se “kuotat” janë mekanizmi i vetëm për pjesëmarrje më të madhe të grave në pushtetin ekzekutiv dhe atë lokal dhe se nevojitet vullnet i gjerë politik dhe konsensus shoqëror për pjesëmarrje më të madhe të grave në poste të larta vendimmarrëse. Sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor, "në të gjitha listat e parashtruara të kandidatëve për deputetë dhe anëtarë të këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit, të paktën 40 për qind e kandidatëve i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, edhe atë: në çdo tre vende të paktën një vend i përket gjinisë më pak të përfaqësuar dhe përveç kësaj të paktën një vend në çdo dhjetë vende".

Që nga viti 2006, Lobi i Grave të Maqedonisë ka iniciuar ndryshime që kërkojnë përfaqësimin e grave si në ekzekutiv ashtu edhe në pushtetin lokal. Në lëvizje janë partitë, të cilat duhet të votojnë Propozim ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përgatitura nga grupi i punës i formuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që janë dorëzuar në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë informoi MIA-n se në ndryshimet në Kodin Zgjedhor në nenin 64 shtohet një paragraf i ri 6 në të cilin thuhet: “Në listat e parashtruara të kandidatëve për kryetar komune nga i njëjti parashtrues, të paktën 30 për qind e kandidatëve për kryetar komune i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”.

"Në nenin 19 propozohet plotësim i nenit 64 me paragraf të ri (6) në drejtim të harmonizimit të rekomandimit të ODIHR-it në të cilin thuhet “Partitë politike dhe institucionet përkatëse shtetërore dhe publike duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të inkurajuar pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor dhe në vendimmarrjen politike”, bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Deputetet e kontaktuara nga MIA theksojnë se si Klub i deputetëve kërkojnë që kuotat të futen në Ligjin për Qeverinë në mënyrë që të sigurohen më shumë poste ministrore për gratë. Ata theksojnë se ndoshta nuk ka vullnet politik te partitë për këtë çështje. Politikanet theksojnë se duhet të vendoset një sistem ZIPPER, ku në oraret e alternuara të listave grua-burrë ose burrë-grua në mënyrë që, siç thonë ata, të arrihet përfaqësim më proporcional dhe më i drejtë i të gjithëve.

Kuotat - mekanizmi i vetëm që siguron pjesëmarrje më të madhe të grave

Në një deklaratë për MIA-n, politikanet shprehen se pjesëmarrja më e madhe e grave në poste të larta vendimmarrëse kërkon vullnet të gjerë politik dhe konsensus shoqëror.

Sipas kryetares dhe deputetes së RDM, Maja Moraçanin, kuotat duket se janë i vetmi mekanizëm që praktikisht siguron pjesëmarrje më të madhe të grave në politikë.

"Prandaj, ne si Klub i deputeteve femra, kemi folur për këtë temë dhe duam që kuotat të vendosen në Ligjin për Qeverinë në mënyrë që të kemi më shumë ministre. Është gjithashtu e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore në kuptimin e sigurimit të kuotave për kryetaret e komunave. Por, kjo mbeti vetëm si diskutim apo angazhim i Klubit, i cili nuk u shndërrua në propozim ligj me të cilin kjo do të mund ta ishte realizuar. Ndoshta nuk ka shumë vullnet politik te partitë", shprehet Moraçanin për MIA-n.

Ajo thekson se së bashku me deputetet tjera kanë parashtruar dy propozime për ndryshimin e Kodit ugjedhor. Ndryshimi i parë, siç shprehet ajo, i referohet një njësie zgjedhore, ndërsa tjetri listave të hapura që propozojnë vendosjen e 50 për qind për kandidimin e grave në listat për parlamentarët dhe për zgjedhjet lokale për këshillat e komunave.

"Kërkojmë që kuota aktuale prej 40 të rritet në 50 për qind, duke ndjekur modelin e Patentës - burrë grua, grua burrë në mënyrë vijuese në lista dhe duke siguruar kështu një numër më të madh të grave si në Kuvend ashtu edhe në këshillat. Por, edhe ky propozim-ligj nuk kaloi. Nuk ka vullnet politik për një gjë të tillë. Edhe Klubi i deputeteve kemi pasur një seancë plenare për herë të parë kushtuar barazisë gjinore më 8 mars dhe kemi nxjerrë konkluzione për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, madje kemi folur edhe për atë si konkluzion të miratohet Ligji për barazi gjinore, por edhe ai ligj është harruar. Një propozim-ligj i tillë nuk është dorëzuar në Kuvend. Më vjen keq që nuk ka vullnet më të madh politik te të gjitha partitë politike për të avancuar barazinë gjinore, për përfaqësim më të madh të grave në politikë, veçanërisht në këto pozicione kryesore vendimmarrëse siç janë Qeveria dhe kryetarët e komunave", shprehet ajo.

Florens Ganu, konsulente ndërkombëtare për çështjet gjinore në ngjarje në Kuvend, theksoi se nevojitet vullnet i fortë politik në mënyrë që, siç tha ajo, ajo lidhje të mund të prishet në mënyrë që gratë të kenë qasje në pozicionet udhëheqëse. Ajo u bëri thirrje partive politike të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së parë të kuotave të brendshme për të rritur numrin e grave në poste ekzekutive në të gjitha nivelet e strukturës së partisë.

Është e qartë se disa parti kanë angazhim të brendshëm deri në 50 për qind, 30 për qind. Nëse marrim në nivel global, ky kufi asnjëherë ose rrallë tejkalon 30 për qind. Për këto arsye, mendojmë se është shumë e rëndësishme të tejkalohen vetë numrat dhe t'u jepet grave hapësira që meritojnë brenda partive politike. Ekziston nevoja që të gjitha palët e interesuara – partitë politike dhe shoqëria civile - të kenë strategji të përkushtuar për të prekur gratë në zonat rurale, për të rritur dukshmërinë e grave. Ajo që duhet të jetë ndërmarrje është detyrimi për të rritur dukshmërinë dhe pranueshmërinë në ato zona lokale në mënyrë që njerëzit të mësohen t'i shohin gratë në rolin e udhëheqësve dhe vendimmarrësve", tha ajo.

Ganu shprehet se politikanet me ndihmën e rrjeteve të shoqërisë civile duhet të marrin në konsideratë përgatitjen e një Strategjie të bazuar në ndjeshmërinë, duke theksuar mesazhet pozitive dhe mbështetëse.

"Ekspozimi publik është pengesa kryesore që gratë të jenë pjesë e politikës, sepse dalja në jetën publike si politikane paguan një çmim shumë të lartë, veçanërisht nëse je grua. Ne e dimë se ekziston kornizë kombëtare ligjore në lidhje me këtë çështje, respektivisht që synon gjuhën e urrejtjes që gjendet në disa ligje të ndryshme. Nëse duam të kemi sundimin e së drejtës, e drejta me doemos duhet të zbatohet, përndryshe do të jetë anarki. Duhet të rriten mënyrat dhe mjetet për zbatim më të madh të ligjeve dhe përgjegjësisë më të madhe te partitë politike", shprehet ajo.

Sipas deputetes së LSDM-së dhe kryetares së Klubit të deputeteve Lolita Ristova, të gjithë pajtohen se duhet të modelohet një mënyrë për të propozuar rritjen e përfaqësimit të grave në Kuvend 50 për qind me 50 për qind, për të propozuar ndryshime në Ligjin për Qeverinë në mënyrë që të përfshihen kuotat për më shumë gra në degën ekzekutive dhe për të filluar një iniciativë për të rritur numrin e grave kryetare në pushtetin lokal. Megjithatë, siç thotë ajo, për ta realizuar këtë, nevojitet vullnet i gjerë politik dhe konsensus shoqëror.

Ajo thekson se përpjekjet e tyre kanë për qëllim arritjen e progresit kryesisht në partitë politike nga të cilat vijnë, e më pas edhe përmes propozimit të zgjidhjeve ligjore.

"Gjatë seancës së parë plenare për promovimin e çështjeve gjinore të mbajtur më 8 mars të këtij viti, si Klub i deputeteve, votuam disa konkluzione. Me qëllim të rritjes së kuotave, konkluzionet tona ishin: Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit zgjedhor me qëllim të arritjes së barazisë së plotë gjinore në listat e deputetëve dhe këshilltarëve; Ndryshim të Ligjit për Qeverinë duke vendosur të paktën 40 për qind të grave në pushtetin ekzekutiv; Ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe vendosja e kuotës prej 30 për qind të gjinisë më pak të përfaqësuar për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. LSDM, si parti nga e cila unë personalisht vij, është partia e parë që futi parimin 50-50 në listat parlamentare, e para që performoi me bartësit dhe bashkëbartësit e listave dhe në të gjitha organet e partisë pasqyrohet ky parim", bën të ditur Ristova.

Sipas nënkryetares dhe deputetes së Alternativës, Safije Sadiki Shaini, është më mirë që pjesëmarrja e grave në politikë të ishte e barabartë me atë të burrave.

"Vlera e kuotave është shpesh objekt debati dhe varet nga konteksti politik dhe social i vendit. Kuotat duhet t'i sfidojnë stereotipat dhe paragjykimet gjinore, duke krijuar mjedis më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për gratë në politikë. Megjithatë, vlera e tyre varet shumë nga mënyra se si ato zbatohen dhe si pranohen nga shoqëria dhe faktorët politikë në praktikë. Për arsye të tjera që lidhen me diskriminimin ndaj grave, kuotat kanë ndihmuar në shpërndarjen e të drejtave dhe përgjegjësive midis gjinive të ndryshme. Ky është rezultat i vetëdijes së rritur për nevojën e barazisë gjinore dhe përfshirjes aktive të grave në politikë dhe vendimmarrje", shprehet Sadiki Shaini.

Ilire Dauti, nënkryetare dhe ligjvënëse e Aleancës për Shqiptarët, konsideron se përpjekjet e të gjitha partive politike duhet të synojnë zvogëlimin e hendekut gjinor gjatë punësimit si parakusht për përmirësimin e hendekut gjinor në përfaqësimin e posteve të larta shtetërore.

"Në fushën e arsimit, si shoqëri, mund të themi se po ecim përpara sepse numri i grave të arsimuara me arsim të lartë është shumë më i lartë se ai i burrave. Por, mbetet fakti se megjithëse gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë punëtore sipas ESHS-së së Maqedonisë së Veriut, nga 1500.000, 770.000 janë gra, në kategorinë e popullsisë aktive, respektivisht, nga ata që kërkojnë punë, janë më pak se burrat (respektivisht, nga gjithsej 770.000 vetëm 326.000) kërkojnë punë, derisa më shumë janë në kategorinë e popullsisë pasive, respektivisht, ata që nuk kërkojnë punë. Çdo grua që nuk është në tregun e punës që

nga fillimi përjashtohet nga të qenit një nga gratë bartëse të posteve të caktuara që lindin si rezultat i angazhimit politik", shprehet Dauti në deklaratë për MIA-n.

Ajo shprehet se si parti politike përgatisin Propozim-ligj për përfaqësim të drejtë dhe përkatës, i cili, siç shprehet ajo, do të përcaktojë mekanizëm për të arritur punësim proporcional në sektorin publik.

"Për të dhënë kontributin tonë si subjekt politik në zvogëlimin dhe shmangien e krijimit të kufijve dhe kufizimeve që vijnë si pasojë e diversitetit, qofshin ato gjinore apo dallime të tjera, Aleanca për Shqiptarët po përgatit Propozim-ligj për përfaqësimin e barabartë dhe përkatës, i cili do të krijojë mekanizma për të arritur punësim proporcional në sektorin publik që do të zbatohet jo vetëm për bashkësitë, por edhe për përfaqësimin gjinor dhe për personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë e tjera për të arritur barazinë shumëdimensionale", shprehet Dauti.

Deputetja e pavarur dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, Gordana Siljanovska Davkova, beson se është mirë të ketë kuota të brendshme në organet ekzekutive.

"Është mirë të ketë kuota të brendshme në organet ekzekutive. Është mirë të kemi kudo, sepse te ne, partitë nuk janë vetëm një urë lidhëse midis qytetarëve dhe shtetit, por janë një faktor kyç i faktorit kadrovik edhe për funksionet për të cilat duhet të ketë profesionalizëm dhe kompetencë. Trendi është që të ketë mekanizëm mbikëqyrës brenda, por edhe gjatë procesit zgjedhor", tha Siljanovska-Davkova në ngjarje në Parlament.

Drejtoresha ekzekutive e Lobit të grave të Maqedonisë, Daniella Dimitrievska, në deklaratë për MIA-n, thekson se për zgjedhjet lokale do të kërkojnë një mënyrë ligjore për të rritur numrin e grave kryetare të komunave. Për postet ministrore, siç thotë Dimitrievska, i gjithë opinioni duhet të bëjë presion mbi partitë politike.

"Mbështesim nismën për ruajtjen e këtij numri për Parlamentin, në mënyrë që në listat zgjedhore të mos kalojnë listat ku nuk respektohet ligji. Promovojmë idenë 50-50. Edhe për zgjedhjet lokale do të kërkojmë mënyrë ligjore për të rritur numrin e grave në poste të kryetarëve të komunave. Për në Qeveri, duhet të organizojmë të gjithë opinionin për të ushtruar presion ndaj partive politike. Ne duam që partitë të kandidojnë të paktën 30 përqind të grave që kanë në partitë e tyre në zgjedhjet për kryetar komune", tha Dimitrievska.

Florens Ganu, konsulente ndërkombëtare për çështjet gjinore, beson se është e nevojshme të vendoset sistemi ZiPPER – plan urbanistik alternativ i listave gra-burra ose anasjelltas për përfaqësim më korrekt.

"Rekomandimi që është 20 vjet i vjetër nga Këshilli i Evropës është vendosja e sistemit zinxhir ku kemi listat burrë-grua, grua-burrë. Të vendoset sistemi ZIPPER, paritet vertikal, për të pasur një burrë dhe një grua në mënyrë vijuese dhe për të arritur një përfaqësim më proporcional dhe më të drejtë dhe kjo do të jetë në përputhje me angazhimet politike të vendit", shprehet ajo.

Deputetja Siljanovska Davkova gjithashtu pajtohet se sistemi ZIPPER do të ishte ideal për përfaqësim më të madh të grave në poste më të larta.

"Ideal do të ishte sistemi ZIPPER. Këtë e dëshmoi Franca me përvojën personale. Gjëja më e rëndësishme nuk është vetëm rritja e numrit të grave në Parlament, por të rritet statusi i grave në Parlament, duke filluar nga kryetari, zëvendëskryetari i Kuvendit, kryetaret e komisioneve dhe të gjitha organet tjera. Atëherë mesazhi për gratë jashtë dhe identifikimi me ne do të jetë i ndryshëm. Më shumë gra do të thotë identifikim më i mirë, më pak frikë dhe gatishmëri më e madhe për të hyrë në politikë. Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç vendosjes së kuotave si në Qeveri ashtu edhe në institucione të tjera. Ja të provojmë. Ju do të shihni se ne do të shohim vetëm më shumë energji, më shumë njohuri, më shumë përkushtim. Kjo mund të shihet edhe në Kuvend. Frika është nga konkurrenca dhe mendoj se duhet ta luftojmë", tha ajo.

Gjithashtu, Lobi i grave të Maqedonisë mbron vendosjen e sistemit ZIPPER.

"Kandidimi është puna më e vështirë. Partitë politike, megjithëse kanë 40-50 për qind gra në strukturën e tyre, nuk i drejtojnë ato në mënyrë proporcionale. Ne angazhohemi që ky të jetë sistemi ZIPPER, respektivisht një grua - një burrë", shprehet Dimitrievska.

Në rajon, përfaqësimi i grave në poste vendimmarrëse është shumë më i mirë

Ndryshe nga vendi ynë, ku nga 20 anëtarë të qeverisë, vetëm pesë ministri morën besimin për t'u menaxhuar nga gratë, situata në disa nga vendet e rajonit është shumë më e mirë.

Në Shqipëri, nga 16 anëtarë të Qeverisë, 6 janë burra dhe 10 janë gra. Në Kosovë, kreu i shtetit është një grua, dhe nga 17 anëtarët e qeverisë, 11 janë burra dhe 6 janë gra. Serbia aktualisht ka një kryeministre femër dhe midis 28 anëtarëve të qeverisë, 18 janë burra dhe 10 janë gra. Në Kroaci, nga 17 anëtarë të qeverisë, 13 janë burra dhe vetëm 4 janë gra.

Fatime Fazliji

Foto: Frosina Naskoviq/arkivi i MIA-s/arkivi privat i bashkëbisedueseve

 

QËNDRONI TË LIDHUR