• e premte, 20 dhjetor 2024

Taravari uron ditën ndërkombëtare të komunitetit rom: Gostivari është qyteti i vetëm në botë ku valëvitet flamuri rom

Taravari uron ditën ndërkombëtare të komunitetit rom: Gostivari është qyteti i vetëm në botë ku valëvitet flamuri rom

Shkup, 8 prill 2024 (MIA)- Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari uron ditën ndërkombëtare për komunitetin rom. Ky komunitet është pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Maqedoni të Veriut. Komuna e Gostivarit njihet si komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom.

"Sot është dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Komuna e Gostivarit është Komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom. Të gjithë pjesëtarëve të këtij komunitetit iu uroj festa të këndshme dhe të mira", uron  Arben Taravari për ditën ndërkombëtare të komunitetit rom.

Urimi i Arben Taravarit për komunitetin rom dhe mbështetja që ka treguar me anë të veprave është një shprehje e qartë e përkushtimit të tij për diversitetin dhe harmoninë etnike në vend.

 

QËNDRONI TË LIDHUR