Taravari tani për tani nuk del nga koalicioni qeveritar, do ta presë rezultatin nga bisedimet e deputetëve për zgjedhjet lokale
- – Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe pjesë e Koalicionit VLEN mbrëmë në një deklaratë për mediat e mohoi se do ta lëshojë koalicionin qeveritar.
- Post By Fitore Curri
- 11:29, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) – Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe pjesë e Koalicionit VLEN mbrëmë në një deklaratë për mediat e mohoi se do ta lëshojë koalicionin qeveritar.
“Jo, tani për tani jo. Grupet e punës mes deputetëve ende po zhvillojnë bisedime, kështu që shpresojmë se do të gjejmë gjuhë të përbashkët. Nëse jo, atëherë do të shohim si më tutje”, tha mbrëmë Taravari në një deklaratë për mediat.
Grupi parlamentar i VLEN punon në mënyrën për bashkëpunim eventual për zgjedhjet lokale. Nga aty thonë se kishin takim në të cilin biseduan për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, se korniza po harmonizohet dhe se për një kohë të shkurt do të kenë version i cili do të jetë i njohur për liderët e koalicionit.
Taravari këto ditë në publik tha se ka mospajtime në koalicionin VLEN lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale. fc/
Foto: Arkivi