Taravari për interpelancat e BDI-së: Në Parlament paguhen për deputetë, jo për aktor!
- Taravari thotë se opozita shqiptare aktron me skena të tilla, dhe se në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktor.
- Post By Fami Bajrami
- 13:13, 11 janar, 2025

Shkup, 11 janar 2025
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk ka komentuar seancën e djeshme parlamentare ku në rend dite ishin interpelancat ndaj zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendësministrit të MPB-së Astrit Iseni. Taravari thotë se opozita shqiptare aktron me skena të tilla, dhe se në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktor.
“Hajde se po e besojmë sot se e shkarkuan dje... Por çfarë do na thotë nesër kur do bëj po të njëjtën detyrë?! Në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktor!”, ka shkruar Taravari.
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.