• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Taravari: Nuk pres mendim negativ për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ai është përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë

Taravari: Nuk pres mendim negativ për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ai është përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë

Gostivar, 14 tetor 2024 (MIA) - Mendimi i Komisionit të Venecias për ligjin për përfaqësimin e drejtë është i mirëpritur, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ku ai paraprakisht kishte kritikuar Ligjin për gjuhët, pasi ishte dërguar në Komisionin e Venecias.

"Krenohem që e kuptuat se ka ligj për përfaqësim të drejtë, sepse deri para tre-katër ditësh thuhej se nuk kishte një ligj të tillë dhe kryeministri nuk ishte dijeni për këtë. Ka një ligj të gatshëm që duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh një mendim shtesë. Besoj se është jokontestuese që ky ligj të kalojë sa më shpejt në Kuvend dhe nuk ka asgjë të keqe të marrësh një mendim të dytë", tha Taravari. 

Ai pret përgjigje pozitive nga Komisioni i Venecias pasi, siç tha, "është përgatitur me ekspertë ndërkombëtar të cilët janë kredibil dhe të respektuar në institucionet e së drejtës ndërkombëtare". qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR