Taravari: Mund të bisedojmë me Selën dhe Ahmetin për tema që kanë të bëjnë me shqiptarët
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në përgjigjën rreth pyetjes lidhur me thirrjen e fundit të Ziadin Selës drejtuar partive opozitare nga blloku politik maqedonas dhe shqiptar për të diskutuar për çështjet dhe temat që kanë të bëjnë me shqiptarët theksoi se janë të gatshëm për bisedë.
Gostivar, 18 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në përgjigjën rreth pyetjes lidhur me thirrjen e fundit të Ziadin Selës drejtuar partive opozitare nga blloku politik maqedonas dhe shqiptar për të diskutuar për çështjet dhe temat që kanë të bëjnë me shqiptarët theksoi se janë të gatshëm për bisedë.
"Thashë se Sela dhe Ahmeti duhet të jenë vetëkritikë dhe të mësohen se janë në opozitë. Ndryshe nuk ka problem, jemi të gatshëm të bisedojmë me cilindo dhe në çdo kohë", tha Taravari në përgjigjen në konferencën e sotme për shtyp gjatë vizitës në Qendrën për rehabilitim të patologjisë së komunikimit verbal. qa/