• e diel, 22 dhjetor 2024

Taravari: Ka sinjale të qarta se vendi do t'i hapë negociatat me BE-në bashkë me Shqipërinë

Taravari: Ka sinjale të qarta se vendi do t'i hapë negociatat me BE-në bashkë me Shqipërinë

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Ka sinjale të qarta se Maqedonia e Veriut do t'i hapë negociatat me Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë vizitës së sotme në Kumanovë. 

 Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka e pret shtetin nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, Taravari theksoi se nuk është me rëndësi  se si do të duket qeveria e ardhshme, por siç thekson, me rëndësi është se jepen sinjale të qarta se vendi me shumë gjasë do t'i hapë negociatat me BE-në së bashku me Shqipërinë. 

 "Nuk dua të besoj në atë, tashmë po shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO dhe janë të gatshëm të votojnë ndryshime kushtetuese. Nuk ka rëndësi se si do të duket qeveria e ardhshme ose si do të organizohet pushteti në gjashtë muajt e ardhshëm, me rëndësi është se jepen sinjale të qarta që Maqedonia e Veriut me shumë gjasë do t'i hapë negociatat me Bashkimin Evropian së bashku me Shqipërinë", deklaroi Taravari.

 Ahtoi nuk do të ishte aspak mirë nëse vendi nuk i fillon bisedimet me Bashkimin Evropian duke theksuar se fokusi duhet të jenë integrimet evropiane. ar/


 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR